Në mes të natës, shqiptari në Francë e vret me thikë gruan e tij

Diaspora

Në mes të natës, shqiptari në Francë e vret me thikë gruan e tij

Më: 25 maj 2021 Në ora: 23:05
Foto ilustrim

Hayange Stéphanie, 22 vjeç, u vra duke u goditur disa herë me thikë në mes të rrugës nga Liridon B, një shqiptar nga Kosova njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke ju referuar burimeve të policisë franceze.

Stéphanie, një grua e re 22-vjeçare, u mbyt mes natës së diele. Ajo dyshohet se ishte goditur me thikë pranë shtëpisë së saj. Partneri i saj, vrasësi i dyshuar, kërkohet nga policia.

I dyshuari është nje shtetas kosovar sipas informacionit tonë, është i njohur në mënyrë të pafavorshme për policinë dhe gjykatat. Ai u dënua për vepra trafiku dhe “po vuante një dënim të paraburgimit në shtëpi nën mbikëqyrje elektronike”, tha prokurori. Ndërkohë, fëmija i çiftit, një vajzë tre vjeç e gjysmë, thuhet se ishte dëshmitare e vdekjes së nënës së saj nga dritarja e shtëpisë.

Sipas policisë, viktima ishte 22 vjeçare dhe nënë e një fëmije 4 vjeç.

Autori i krimit ka ikur. Nisur nga hetimi, policia gjyqësore e Metz dyshon se shoqëruesi i viktimës është në origjinë të vrasjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat