Sherr në qelitë e burgut, i dënuari shqiptar bën për spital grabitësin e njohur në Greqi

Diaspora

Sherr në qelitë e burgut, i dënuari shqiptar bën për spital grabitësin e njohur në Greqi

Më: 26 maj 2021 Në ora: 17:07
Ilustrim

Një 39-vjeçar i burgosur në burgun e Domokosë në Greqi është konfliktuar me grabitësin e njohur në vendin fqinj, Giannis Dimitrakis.

Mediet lokale raportojnë se Dimitrakis është dërguar në spital, pasi ka marrë dëmtime të rënda gjatë sherrit me shqiptarin, ku aktualisht po trajtohet në repartin neurokirurgjik.

Ndërsa shqiptari i dënuar për vrasje, anëtar i një grupi kriminal u dërgua në Gjykatën e Lamias dhe më pas u rikthye në burgun e Domokosë.

Emri i Giannis Dimitrakis njihet për grabitjen e një banke në Greqi disa vite më pare, si dhe për pjesëmarrjen në grupet anarkiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat