Ky është prifti që u rrah nga shqiptari në Itali

Diaspora

Ky është prifti që u rrah nga shqiptari në Itali

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 11:53
Domenico Vittorini

Prifti katolik, Domenico Vittorini është sulmuar mëngjesin e së premtes nga një 34-vjecar me origjinë shqiptare, i cili dyshohet të ketë probleme të shëndetit mendor.

Sulmi ndodhi pak para orës 9 para bazilikës së San Giacomo, në Bolonja të Italisë.

Shqiptari, i cili kishte të shkuar kriminale, rrahu klerikun 54-vjeçar duke e goditur me grishte në kokë.

Policia ka arrestuar shqiptarin, i cili aktualisht ndodhet në rajonin e policisë.

Ndërsa At Domenico u dërgua në Sant’Orsola për t’u mjekuar për shkak të dëmeve që mori në kokë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat