Dorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen e shqiptarit nga Kosova në Hanover

Diaspora

Dorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen e shqiptarit nga Kosova në Hanover

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 20:07
Foto ilustrim

Një 30-vjeçar shqiptar nga Kosova, të enjten është vrarë në qendër të qytetit të Hanoverit në Gjermani.

Mediat gjermane raportojë se 30-vjeçari, u qëllua me armë zjarri në një nga kryqëzimet e qytetit gjerman, teksa ndodhej brenda automjetit të tij tip “Porsche Cayenne”, ku si pasojë mbeti i vrarë në vend.

Lidhur me këtë rast, i dyshuari Rinor Z. nga Kosova u përball me autoritetet sot pasdite.

Ai u shfaq i shoqëruar nga avokati i tij Clemens Angerer teksa edhe iu shpall urdhri i arrestit.

I dyshuari tani është në paraburgim. Prokuroria publike akuzon atë për vrasje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat