Goditet banda shqiptaro-kolumbiane në Amsterdam

Diaspora

Goditet banda shqiptaro-kolumbiane në Amsterdam

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 10:20
Amsterdam

Një bandë shqiptaro-kolumbiane u godit në Amsterdam të Holandës. Sipas portalit NOS, ata kishin ngritur një laborator kokaine sipër një kopshti fëmijësh.

Operacioni policor u krye në një kompleks apartamentesh në lagjen Ijburg.

Katër të dyshuar u arratisën nga ballkoni dhe çatia, por policia i arrestoi më vonë.

Gjithçka nisi pasi policia deshifroi disa komunikime në rrjetin e kriptuar ANOM.

Në laborator u gjet afro 20 kg kokainë dhe pajisje për pastrimin, 360 litra kimikate dhe materiale për paketimin e drogës.

Të arrestuarit janë nga mosha 24 deri në 53 vjeç. Ata janë nga Shqipëria, Ekuadori dhe Kolumbia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat