U zunë për një djalë, vajzat që u përleshën me thika në Greqi, janë me origjinë shqiptare

Diaspora

U zunë për një djalë, vajzat që u përleshën me thika në Greqi, janë me origjinë shqiptare

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 23:33
Foto ilustrim

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me sherrin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Greqi ku 7 vajza të mitura u përleshën në kryqëzimin e rrugëve Distomou dhe Tripoleos në Kolonos.

Sipas mediave greke 7 vajzat e mitura janë nga Shqipëria. Përplasja mes tyre nisi për shkak se dy prej tyre kishin rivalitet për një djalë.

Një nga protagonistet e sherrit nxori thikën dhe plagosi dy vajza të tjera që janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

E mitura është arrestuar dhe është dërguar në departamentin e të miturve, ndërsa të tjerat po merren në pyetje në lidhje me ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat