Për dy javë në Kosovë zbritën 300 aeroplanë nga Zvicra dhe vendet tjera evropiane me rreth 50 mijë qytetarë

Diaspora

Për dy javë në Kosovë zbritën 300 aeroplanë nga Zvicra dhe vendet tjera evropiane me rreth 50 mijë qytetarë

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 17:08
Ilustrim

Për dallim nga vitet e mëparshme diaspora shqiptare do të ketë me lehtë të hyjnë në shtetin e tyre ne Kosovë për të cilën luftuan dhe e ndërtuan.

Sipas burimeve nga Prishtina zyrtare, Qeveria e Kosovës mbulon shpenzimet nga 1 korriku, duke ju hequr taksen ne kufi për mërgimtaret.

Pas përfundimit të vitit shkollor në Zvicër dhe në vendet tjera evropiane, mërgimtaret shqiptarë, kryesisht nga Kosova  kanë filluar lëvizjet drejt vendlindjes kush me aeroplan, me busë e kush me vetura për në Kosovë për pushime verore.

Me fillimin e lehtësimit të masave kundër pandemisë COVID-19, mërgata e Kosovës ka filluar ta shtoj fluksin e shkuarjes se mërgimtarëve nga Zvicra dhe vendet tjera evropiane ne drejtim te Kosovës.

Pas pandemisë dy vjeçare sivjet Kosova me 1.7 milionë banore do “pasurohet” jo vetëm me miliona euro, por edhe me qyetetarë, cka numri banorëve ne Kosovë do të kalojnë mbi 2 milionë në muajin korrik-gusht.

Sipas zyrtareve te Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, brenda dy javëve janë realizuar 287 fluturime me 41 mijë e 662 udhëtarë.

Sipas burimeve nga Prishtina zyrtare, Qeveria e Kosovës mbulon shpenzimet nga 1 korriku, duke ju hequr taksen ne kufi për mërgimtaret! 

Ekipi i gazetarëve të Le canton27.ch ka takuar dhjetëra mërgimtarë ne Zuirech, Berne, Bazel, Lausanne dhe Gjenevë të cilët kane shprehur dëshirë të shkojnë në pushime pas dy vitesh të bllokuar në Zvicër për shkak pandemisë. Pjesa dërmuese e këtyre mergimtarëve sikur edhe shumica e diasporës preferojnë të shkojnë me autobusë dhe me vetura, sipas të cilëve dy-tri herë me lirë, sepse çmimet me aeroplan janë “helëm” shume te larta.

Mërgimtarët nga Prishtina, Presheva, Ferizaj dhe Gjilani kane deklaruar gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch se “ne  e kemi ndërmend të shkojmë në vendlindje me autobusë ose me vetura që na del disa fishë më lirë se sa me aeroplanë. Me ato pare të aeroplanit mund te shkojmë ne pushime ne Shqipëri bile na mbesin për t’ju ndihmuar te varfërve. Ne dikur gjatë luftës kemi shkuar prej zori me aeroplanë ose për rast vdekje, kurse tash Kosova është çliruar shkojmë për qejfi, kemi kohë.. dalngandal me autobusë ose vetura ne vendlindje edhe ne pushime edhe ne ekskursion.. a ka ma mirë? Sigurisht jo!” 

Nga data 7 deri 13 qershor janë 137 fluturime me 19 mijë e 750 udhëtarë në arritje dhe 18 mijë e 168 udhëtarë në shkuarje. Ndërsa, nga data 14 deri 20 qershor janë realizuar 150 fluturime me 21 mijë e 912 udhëtarë në arritje dhe 17 mijë e 517 udhëtarë në shkuarje, kane pohuar zyrtaret e nga aeroporti i Prishtinës.

Po ashtu, mërgata vazhdon të jetë njëri nga burimet kryesore të financimit të shpenzimeve familjare në Kosovë. Që nga shpallja e pavarësisë, dërgesat e tyre kanë vazhduar të shënojnë rritje.

Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se brenda kësaj periudhe janë dërguar 12.6 miliardë euro, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Casnton27.ch duke ju referuar burimeve nga Qeveria e Kosovës.

Vlera më e madhe e remitencave është ajo e vitit 2020, ku pavarësisht pandemisë COVID-19 mërgata ka dërguar 1.18 miliard euro.

Ndryshe, nga rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, të cilët i janë përgjigjur regjistrimit është rreth 350 mijë. Nga 1.7 milionë banore, Kosova ne fund te korrikut do ketë 2 milionë banorë me diasporën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat