BISHZ-fondi për të ndihmuar botimin dhe përkthimin e librave të veçanta me të dhëna e dëshmi për kulturë dhe histori

Diaspora

BISHZ-fondi për të ndihmuar botimin dhe përkthimin e librave të veçanta me të dhëna e dëshmi për kulturë dhe histori

Nga: Abas Fejzullahi Më: 26 qershor 2021 Në ora: 13:18
Formulari

Ka një kërkesë për të ndihmuar botimin e Jetëshkrimit të artistit të mirënjohur BEKIM FEHMIU –ODISEU I KOSOVËS, 700- faqe dhe 300 fotografi nga autori Fahri Musliu. Për të botuar 500 libra kushton 12.700 Euro. Autori ka siguruar 6000 Euro dhe i mungojnë 6700 Euro. Bekim Fehmiu për atë që i ka dhënë artit pamor në rolet e luajtura sidomos në Filmin në vazhdime ODISEU po edhe filma tjerë artistik radhitet në artistet me famë botërore, andaj dalja në dritë e Jetëshkrimit për artistin tonë kombëtar e ndërkombëtarë meriton të përkrahet dhe ndihmohet një projekt i kësaj natyre që është vlerë e trashëgimisë kulturore jo vetëm kombëtare por edhe më gjerë.

KËRKESË PUBLIKE

Drejtuar të gjithë bashkatdhetarëve të nderuar kudo që gjinden në kurbet apo atdhe, që ta përkrahin këtë nismë tue ndihmua materialisht dhe secili që merr pjesë në ndihmë sipas të dhënave në formularët për anëtarësim do të ketë edhe një libër pasi të del nga shtypi. Ju lutem të veproni sipas të dhënave në FORMULARËT e anëtarësimit dhe të bëni shpërndarjen e formularëve tek të gjithë ato-a, që mendoni se kanë interesim për t’u anëtarësuar e ndihmuar!

Formularët e anëtarësimit me të dhëna e shpjegime të hollësishme i keni të bashkangjitur në vijim që do ti bashkëngjiten Kërkesës publike si dok, në Word dhe pdf.

Për mirëkuptim e bashkëpunim u falënderojmë dhe u jemi mirënjohës.

Mbesim me shpresë në përkrahjen tuaj!

Nga BISHZ komisioni

Solothurn – Ch 2021-06-26

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat