Sulm brutal me shkopinj bejsbolli/ 4-5 persona bëjnë për spital italianin dhe shqiptarin

Diaspora

Sulm brutal me shkopinj bejsbolli/ 4-5 persona bëjnë për spital italianin dhe shqiptarin

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 17:25
Foto

Një sulm i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar pranë një qendre tregtare në Mantova.

Një 35-vjeçar, i identifikuar si Pier Francesco Ferrari dhe një 23-vjeçar i identifikuar si Atilio Ndrekai, me origjinë shqiptare ishin viktimat e një sulmi brutal me shkopinj bejsbolli.

Të dy përfunduan në gjendje të rëndë në repartin e reanimacionit të spitalit Carlo Poma. Sipas një versioni të parë të asaj që ndodhi, të dy djemtë kishin marrë një telefonatë për një takim ndërsa ishin në një lokal. Sapo mbërritën në sheshin pranë qendrës tregtare, u gjendën para 4-5 personave që i sulmuan me shkopa bejsbolli, shkruajnë mediat italiane.

Policia italiane kanë nisur të hetojnë për këtë çështje rreth dinamikës dhe arsyes së pritës, ndërsa pista kryesore mbetet ajo e larjes së hesapeve.

Aktualisht po kontrollohen kamerat e sigurisë së qendrës tregtare edhe pse sulmi ndodhi në një zonë të izoluar, e vështirë për tu kapur nga kamerat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat