Ngjarje e rëndë/ Vritet me thikë në zemër 27 vjeçari shqiptar

Diaspora

Ngjarje e rëndë/ Vritet me thikë në zemër 27 vjeçari shqiptar

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 14:53
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën në ishullin e njohur grek Mikonos, ku një shqiptar është vrarë me thikë.

Mediat greke shkruajnë se viktima është një 27-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Ai u godit me thikë në zemër dhe për shkak të plagëve ndërroi jetë menjëherë.

Siç shkruan Protothema, autoritetet policore kanë “skanuar” të gjitha kamerat e sigurisë dhe kanë arrestuar të paktën katër persona. Mes tyre thonë që kanë kapur edhe të dyshuarin kryesor dhe që ka goditur shqiptarin. Ai u arrestua në portin e Rafina-s dhe është gjithashtu nga Shqipëria.

Ky person është shoqëruar në drejtorinë e Sigurisë të Attica-s ku do të pyetet për rrethanat e ngjarjes. Sidoqoftë paraprakisht dyshohet se vrasja të ketë ndodhur pas një sherri për motive financiare.

Image

 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës. Dëshmitarët, banorë të zonës Agios Fanourios, kanë thënë se kanë dëgjuar zëra dhe zhurma. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, por ishte tepër vonë, pasi 27-vjeçari ishte qëlluar në zemër dhe kishte vdekur. Mësohet se ai punonte në ndërtim dhe qëndronte në ishull në mënyrë të paligjshme që prej shkurtit.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat