Anti-Mafia sekuestron pasuritë e italianit, ortak me trafikantët shqiptarë të drogës

Diaspora

Anti-Mafia sekuestron pasuritë e italianit, ortak me trafikantët shqiptarë të drogës

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 11:17
Ilustrim

Anti-Mafia në Itali sekuestroi me urdhër nga Gjykata e L'Aquila dhe propozim nga Prokurorit Publik lokal dhe DIA, pasuri të të një sipërmarrësi nga L'Aquila në kuadrin e operacionit të koduar si "Dama Bianca"  kundër një organizate që merrej me trafikun e drogës.

Ky aktivitet hetimor kishte zbuluar sesi biznesmeni nga L'Aquila kishte financuar organizatën kriminale duke garantuar mbështetje logjistike dhe transportin e drogës përmes mjeteve të tij si dhe punësimin në mënyrë fiktive të disa bashkëpunëtorëve shqiptarë në kompani të lidhura me të.

DIA, pasi kishte rindërtuar skemën, përfshirë edhe raste korrupsioni për dhënien e kontratave të porositura nga komuna e L'Aquila për rindërtimin pas tërmetit të vitit 2009, demonstroi se si ai, me burime shumë modeste të të ardhurave të ligjshme, kishte grumbulluar një pasuri të konsiderueshme dhe e kishte fshehur nëpërmjet regjistrimit fiktiv të të afërmve dhe të besuarve.

Konfiskimi që ndjek sekuestrimin e kryer në fillim të këtij viti, përfshinte 32 prona në Abruzzo dhe në provincën e Teramos, 3 automjete - përfshirë një Lamborghini "Gallardo", një varkë luksoze si dhe vlera të tjera afërsisht 3 milion euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat