Ky është Shpëtimi, i cili po bënë mrekulli në Lozanë të Zvicrës

Diaspora

Ky është Shpëtimi, i cili po bënë mrekulli në Lozanë të Zvicrës

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 12:45
Shpetimi

Shpetimi, një djalë i ri e puntor, biznesmen i lindur i cili merret me ndërtime atje në Zvicër, ku po tregon suksese të jashtzakonshme atje, e ku si “dezert” të punës e ka hapur edhe restoranin “Grosse Pierre”, një restorant ky në pjatat e të cilit servohet ushqim i mrekullueshëm, i shijshëm deri në atë pikë sa për ta shijuar, duhet të rezervonin disa ditë më herët tavolinën tuaj si klient.

Shpetimi është nga qyteti i vjetër i Kacanikut me prejardhje, por që jeton në perëndim, megjithëse distanca nga vendlindja nuk e ka bërë asnjëherë që ta harrojë atë, përkundrazi, dashurinë për vendlindjen dhe familjen e ka të vecant.

Restoranti “Grosse Pierre” është vetëm një, nëse mund ta quajm galeri e “zotnillëkut” dhe “domaqinllëkut” të pronarit të sajë nga Kacaniku, z. Shpetim Krasniqi i cili jeton dhe punon tash e sa vite në qytetin e bukur të Lozanës, në Zvicër.

Nëse ju bie rruga si turist, por edhe pse jo special të shkoni ta vizitoni e të mrekulloheni nga mikpritja, adresën e keni shumë të thjeshtë, e gjeni pra në qytetin e bukur të Lozanës, saktësishtë në adresën: Chemin de la Grosse-Pierre 3, 1110 Morges.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat