Ishte duke luajtur, humb jetën 12 vjeçari shqiptar

Diaspora

Ishte duke luajtur, humb jetën 12 vjeçari shqiptar

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 08:03
Ilustrim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Zakynthos të Greqisë mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një 12-vjeçar me origjinë shqiptare.

12 vjeçari ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me një rrymë energjia.

Mediat greke bëjnë me dije se fëmija ishte duke luajtur me shokët pranë shtëpisë së tij, kur ishte fshehur pas ambienteve të kondicionimit të një hoteli.

Fëmija ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe ka humbur jetën, pavarësisht ndihmës së menjëhershme fëmija nuk mund të rikthehej në jetë.

Policia ka arrestuar pronarin e hotelit, ku ndodhi edhe tragjedia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat