Pamjet nga vendi ku humbi jetën fëmija shqiptar në Greqi

Diaspora

Pamjet nga vendi ku humbi jetën fëmija shqiptar në Greqi

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 13:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mediat në Greqi kanë publikuar pamje nga vendi ku humbi jetën tragjikisht një 9-vjeçar me origjinë shqiptare.  Fëmija humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymë elektrike në kondicionerin e një hoteli.

Sipas raportimeve, ai ishte duke luajtur me shokët në momentin që ishte fshehur pranë kondicionerit që ndodhej shumë pranë tokës. Për fat të keq, 9-vjeçari ra në kontakt me rrymën elektrike që i mori jetën në vend.

Sipas banorëve të zonës, ngjarja ndodhi para syve të shokëve të 9-vjeçarit.

Ata më pas vrapuan për të njoftuar prindërit e tij. Sipas informacioneve, pajisjet për ajrin e kondicionuar ndodheshin jashtë hotelit dhe të pambrojtura, shumë pranë shtëpisë dhe lagjes së 9-vjeçarit fatkeq.

Ngjarja ndodhi në Tsilivi ndërsa pronari i hotelit dhe një elektricist janë vënë në pranga.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat