Të zhdukur muaj më parë, gjenden 2 të miturit shqiptarë në Portugali, do të befasoheni se kush i kishte rrëmbyer

Diaspora

Të zhdukur muaj më parë, gjenden 2 të miturit shqiptarë në Portugali, do të befasoheni se kush i kishte rrëmbyer

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 19:57
Ilustrim

Gjenden pas shumë muajsh dy fëmijët e mitur shqiptarë të cilët ishin zhdukur nga Gjermania sëbashku me babain e tyre.

I ati u arrestua këtë të martë në komunën Caldas da Rainha në Portugali, 100 km larg Lisbonës pasi akuzohet për rrëmbimin e fëmijëve të tij.

Kjo është konfirmuar nga Policia Kombëtare në Portugalisë të cilët gjithashtu bëjnë me dije se fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas mediave portugeze, babai ishte me origjinë shqiptare dhe ishte vendosur për të jetuar në Gjermani. Në dhjetor të 2020 ai mori fëmijët e tij 11 dhe 10 vjeç dhe u largua drejt Tenerifes.

Në Gjermani nuk u regjistrua asnjëherë një padi për rrëmbimin e fëmijëve të mitur. Nëna e tyre u detyrua të udhëtonte në Spanjë ku u hap dhe një procedim penal.

Nëna e Kristian dhe Amantia, raportohet se është kërcënuar nga bashkëshorti i saj, i cili i ka thënë se nëse shkonte në polici do ta vriste atë, familjen e saj dhe fëmijët.

Policia gjermane ka nisur një hetim mbi rastin pas denoncimit të nënës, dhe tani është vënë në kontakt me autoritetet spanjolle duke kërkuar bashkëpunimin e tyre.

Një nga pistat e hetimit është që babai i dy fëmijëve të ketë udhëtuar qëllimisht nga Gjermania në Tenerife të Spanjës, ku mban të fshehur të miturit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat