Kush është bukuroshja shqiptare nga Düsseldorfi që do të prezentojë bukurinë shqiptare në Filipine në “Miss Earth-2021”

Diaspora

Kush është bukuroshja shqiptare nga Düsseldorfi që do të prezentojë bukurinë shqiptare në Filipine në “Miss Earth-2021”

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 17:59
Ornella Karruku

Redaksia e gazetës ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me një bukuroshe gjermane me origjinë shqiptare, studente në Universitetin e Berlinit e cila sivjet ne Filipine do të prezantojë sharmin dhe bukurinë e shqiptare nga Ballkani ne Miss Earth-2021.

Se kush është kjo bukuroshe, fillimisht ia lamë asaj të përgjigjet: Emri im është Ornella Karruku, jam 23 vjeçe e lindur dhe rritur në Gjermani. Në vitin 2019 vendosa të lë vendlindjen edhe të vi në vendin tim të origjinës, vendin e shqiponjave, që për mua është vendi më i bukur në botë. Unë zgjodha të konkurroj në Miss Universe Albania&Kosova për disa arsye, për të treguar që ne jemi një vend i bukur, si me bukuri natyrore, ashtu edhe njerëzore , edhe për ti treguar rinise, moshatarëve të mi, se jemi ”ne” brezi jonë, që duhet të bëjmë të pamundurën të ecë përpara ky vend i bukur dhe i begatë.

Çdo gjë ka bukuri, por jo të gjithë e shohin atë!

Pra, siq kuptuam Ornella Karruku 23 vjeçe nga Tirana ishte konkurrente në Miss Universe Albania&Kosova që u zhvillua 09 korrik 2021 ne Adorions Amore Palace në Maminas, në të cilin eveniment kulturor te bukurisë shqiptare prezantuan 28 vajza nga dy shtetê shqiptare.

Ne këtë interviste për gazetën zvicerane Le canton27.ch bukuroshja dhe fotomodelja shqiptare Oernalla Karruku për bukurinë duke ju referua një dijetari te madh, ka thënë se: Çdo gjë ka bukuri, por jo të gjithë e shohin atë!

Ornella, ju u zgjodhët Miss Earth në Miss Universe Albania&Kosova nga bukuroshet shqiptare. Çfarë do të thotë ky vlerësim, ky çmim për ju dhe kur do të shkonit në Filipine për ta prezantuar bukurinë shqiptare në Mis Earth-2021?

Ornella Karruku: Jam shume e lumtur qe ne këtë eveniment kaq madhështor u kurorëzova si Miss Earth Albania. Ne fund te vitit un do përfaqësoj Shqipërinë ne Miss Earth qe do zhvillohet ne Filipine. Nuk e kisha menduar qe do fitoja këtë çmim ngaqë Konkurrenca kete vit ishte shume e madhe, edhe un ndjehem shume krenare qe do përfaqësoj vendin tim të origjinës. Në këtë konkurs bukurie unë garoj, jo vetëm me pamjen, por më e rëndësishmja, me bukurinë e shpirtit. Kah fundi i këtij viti unë do të jem në Filipine për ta prezantuar venin tim ne Miss Earth-2021. Unë jam krenare për vendin tim, dhe dua që zëri jon te jehoje kudo ,këtu dhe neper bote për të treguar se ne mundemi, ne jemi ato që dimë të ecim perpara dhe te ndryshojmë çdo gjë për më mirë, për më bukur.

Krahas evenimenteve të bukurisë, miss-eve sigurisht merreni edhe me studime, çfarë studioni, cfarë keni hobi? Nesër apo pas pesë vitesh ku do ta shohim Ornellen ne sfilata, top modele apo aktore? Çfarë do të thotë të jesh e bukur?

Ornella Karruku: Të gjitha nga pak…Unë po studioj Menaxhim Biznesi, plus po merrem me një projekt qe ne Moment po me merr shume kohe per mbrojtjen e ambientit ne Shqipëri.  Njëkohësisht me pëlqen jashtë mase të merrem edhe me aktrim. Brenda 5 viteve te ardhshme e shikoj jetën si një grua e suksesshme me një Firmë të veten.  Sa i përket asaj se çfarë do të thotë jesh e bukur apo i bukur do te shtoja se filozofi dhe mësuesi, Konfuzi për bukurinë kishte thënë se  “Çdo gjë ka bukuri, por jo të gjithë e shohin atë”. Besoj se bukuria e vërtetë është pranimi i vetvetes, të metat e perceptuara dhe të kuptosh se ato janë një pjesë e asaj që të bën ty, ti. Ashtë një shkëlqim i shpirtit, që ka karakter, mirësi ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve, është forcë dhe vetëbesim të dish se me apo pa grim bukuria e vërtetë je ti.

Kur kemi paralajmëruar intervistën me ju, shumë të rinj na kanë shkruar dhe porositur të ju shtrojmë një pyetje për jetën e juaj private, familjen, dashurinë…

Ornella Karruku:  Familja ime përbehet nga prindërit e mi, motra ime me e madhe. Prindërit më mësuan të vlerësoja çdo sekondë të jetës, të isha e mirë me të tjerët dhe të ndihmoja ata në nevojë. Ata kishin një kohë shumë të vështirë në Gjermani në fillim pasi nuk kishin asgjë kur mbërritën atje. Por kjo nuk i inkurajoi ata të hiqnin dorë, por përkundrazi të luftonin për gjithçka që është e rëndësishme. Këto janë vlera që kanë ndikuar edhe tek unë dhe që i vlerësoj shumë. Ata gjithashtu kanë shumë dashuri për Shqipërinë dhe këtë dashuri e kanë percjellur edhe te ne, fëmijët e tyre, kështu që unë kam Ndërtuar një lidhje te fort me Shqipërinë.

Për fund, te rinjtë janë kureshtar po ashtu te din se zemra e Ornelles është e lirë apo princi në kalë do të vazhdoje rrugëtimin ta kërkojë atë?

Ornella Karruku: Jam Singel, po fatit nuk i dihet asnjëherë se ku troket kështu qe si te jetë shkruajtur. Princi duhet të bëjë përpjekje…

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat