E rëndë/ Makina përplas biçikletën, shqiptarja ndërron jetë në Itali

Diaspora

E rëndë/ Makina përplas biçikletën, shqiptarja ndërron jetë në Itali

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 11:00
Abana Bega

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj.

Një emigrante shqiptare ka humbur jetën në Itali, si pasojë e një aksidenti me biçikletë.  Një 46-vjeçar e ka përplasur me makinën tip "Citroen C3" 51-vjeçaren.

Bëhet fjalë për Abana Bega, 51 vjeç. Albana Bega ishte përdoruese e rregullt e biçikletës.

Ajo nuk arriti t’i mbijetonte dot plagëve të marra, pavarësisht se u dërgua me shpejtësi në spital nga një ambulancë. Albana la pas burrin e saj Luanin dhe të birin.

51-vjeçarja  jetonte së bashku me burrin dhe djalin e saj në Porto Potenza prej 20 vitesh dhe kishin ndërtuar jetën aty.

Tragjedi brenda tragjedisë e cilësojnë mediet italiane vdekjen e shqiptares, pasi para 10 ditësh kishte vdekur  babai i 51-vjeçares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat