Vranë dhe e masakruan arkitektin italian, zbulohen emrat e tre shqiptarëve të arrestuar

Diaspora

Vranë dhe e masakruan arkitektin italian, zbulohen emrat e tre shqiptarëve të arrestuar

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 13:07
Roberto Mottura

Mediat e huaja kanë zbardhur emrat e tre shqiptarëve që dyshohet se kanë vrarë Roberto Mottura, arkitektin 49-vjeçar natën e 9 qershorit 2021 gjatë një grabitje në shtëpinë e tij në Piossasco.

Emirjon Marjini, Mergim Lazri, 24 vjeç dhe Flaogert Syla, 26 vjeç janë shqiptarët që vranë italianin në banesën e tij.

Marjini i cili besohet se ishte kreu i grupit, kishte një dekret dëbimi vite më parë, ishte i pari që tradhtoi veten menjëherë pas vrasjes

Ai i tha një të njohuri se duhej të ndryshonte urgjentisht celularin pasi ishte futur në telashe. Duke marrë shkas nga kjo, hetuesit përgjuan bisedat e tij për të arritur tek bashkëpunëtorët e tij të dyshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat