U ekzekutua duke ngrënë bukë në lokal në Greqi, kush është shqiptari 39-vjeçar

Diaspora

U ekzekutua duke ngrënë bukë në lokal në Greqi, kush është shqiptari 39-vjeçar

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 10:29
Keli

Foto që po shihni i përket shqiptarit që u ekzekutua me plumba në kokë  mbrëmë duke ngrënë në tavolinë.

4 plumba i kanë marrë jetën një 39-vjeçari shqiptar në Athinë mbrëmjen e së dielës. Mediat greke raportojnë se ai u vra një nga person i cili gjuajti ndaj 39-vjeçarit shqiptar të paktën 9 plumba, ku 4 prej tyre e kapën në kokë dhe në trup.

Ndërkohë policia greke po heton në pistën e larjeve të hesapeve dhe trafikimit të drogës.

39-vjeçari shqiptar njihej me emrin Keli, ndërkohë kishte marrë edhe nofkën “Keli Dejavu” për shkak se ishte pronar i një lokali që e kishte quajtur “Deja Vu” .

Mësohet se Keli, ishte me origjinë nga Tepelena, ndërsa marrëdhëniet me Shqipërinë nuk i kishte shkëputur.

Madje kishte kontakte të ngushta me shumë këngëtarë e figura të estradës shqiptare. Miq të tij janë tronditur nga nga kjo ngjarje dhe shkruajnë mesazhe pikëlluese në lidhje me ngjarjen.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat