Tomë Mrijaj figurë e ndritshme e mërgatës tejoqeanike

Diaspora

Tomë Mrijaj figurë e ndritshme e mërgatës tejoqeanike

Nga: Avni I. Bilalli Më: 31 tetor 2021 Në ora: 00:09
Tomë Mrijaj dhe Avni I. Bilalli

Në shkurt të vitit 2004, miku dhe bashkëveprimtari im i çmuar zotëri Mr.sc. Nue Oroshi, më tregoi, se nga një bashkëkombas i yni i cili jeton dhe vepron në New York të SHBA-së, ka pranuar disa vepra që i kishte lexuar me shumë dëshirë, e që kishin të bënin me veprimtarinë e personaliteteve më të devotshme të Historisë sonë kombëtare, të cilat kanë qenë të anatemuara, të demonizuara, e të ndaluara për më shumë se pesë dekada, nga regjimi komunist i diktatorit Enver Hoxha dhe bashkëpunëtorëve të tij, dhe nga regjimi titist në trojet e okupuara shqiptare në ish- Jugosllavi.

Fjala ishte për veprën e Kapidan Ndue Gjon Markut „Dera e Gjomarkut Kanuni“ e botuar në vitin 2002 në New York; ate të zotëri Idriz Lamajt „Xhafer Deva në dritën e letrave të veta dhe zbulesa të tjera të Mërgatës“, botuar në New York në vitin 2002, dhe Monografinë „Marie Shllaku bijë e Shkodrës martire e Kosovës“ të zotëri Tomë Mrijajt. Unë shpreha intersimin dhe dëshirën time, për t’i lexuar ato libra, dhe në bisedë e sipër, z. Nue Oroshi, më tregon për një ide që i kishte lindur gjatë leximit, e të që kishte të bënte me dy data të rëndësishme për dy peronalitete të mëdha të historisë më të lavdishme kobmëtare, njëqindvjetorin e lindjes së Ing. Xhafer Devës dhe pesëdhjetë e tetë vjetorin e rënies heroike të Kapidanit Dr. Mark Gjon Marku të Mirditës, të cilët gjatë gjithë jetës së tyre punuan e luftuan për një Shqipëri të lirë, të bashkuar dhe demokratike.

Organizimi i një Akademie Përkujtimore për këta luftëtar të Shqipërisë etnike thot z. Nue: „Jo vetëm që hedh dritë mbi jetën dhe sakrificën e këtyre figurave të mëdha kobmëtare, por edhe ua lajm borxhin ndaj tyre“. Për këtë die, të qëlluar dhe të mrekullueshme u morëm vesh, që të fillonim bisadatë me intelektualë, shkencëtarë, studiues, veprimtarë nga të gjitha Trojet etnike, me afarist nga Hamburgu i Gjermanisë, të cilët me shumë interesim, zemërgjërsi, dashamirësi dhe përkrahje të pakursyer e përkrahën dhe mbështetën mbajtjen e kësaj Akademie Përkujtimore, me mjete financiare, me hapjen e dyerëve të shtëpive dhe dhomave të hoteleve, duke iu siguruar ambiente të përshtatshme banimi e ushqimi për një javë, për studijuesit, shkencëtarët dhe Mërgata atdhetare shqiptare, nga të gjitha Viset etnike shqiptare dhe Bota perendimore e tejoqeanike,.

Pas një pune intenzive disa mujore të Këshillit Organizues, arritëm që me plotë sukses, më 12 e 13 qershor 2004, të mbahet Akademia Përkujtimore, në të cilën u morën pjesë figura të shquara të shkencës së Historisë, kulturës e artit dhe studijues e veprimtarë të dalluar, nga të gjitha Viset etnike dhe Mërgata shqiptare nga shumë shtete të Botës. shumë materiale, kumtesa dhe recensione për vepratë e sipërpërmendura të botuara në librin e parë të Projektit madhor „E Dhjathta Shqiptare në Mbrojtje të Shqipërisë Etnike“ të botuar nga Shtypshkronjës „Lumbardhi“ nga Prizereni.

Gjatë leximit dhe përgatitjes së recensionit për Monografinë „Marie Shllaku bijë e Shkodrës martire e Kosovës“ të autorit Tomë Mrijaj, u njoha me punën e tij studimore, hulumtuese e shkencore, mbi jetën dhe veprën intelektuale dhe luftëtarake të Marie Shllakut, të kësaj bije madhe Shkodrës herioike, që sakrifikoi çdo gjë nga vehtja e saj, familjen, rininë, studimet, jetën e rehatshme, që të luftoj pakompromis përkrah nacionalistëve shqiptar, për liri e bashkim e kombëtar.

Aty e hasa shpirtin krijues, intelektual, humanitar të autorit të kësaj monografie e cila më bëri për vete, dhe me padurim e prisja taikimin e parë të drejtpërdrjtë zotëri Tomë Mrijaj, sepse ai ikishte paralajmëruar pjesëmarrjen në Akademi ku edhe bënim promovimin e veprës së tij. Miku im z. Nue Oroshi më njoftoi me z. Tomë Mrijaj dhe i tregoi se, unë kisha përgatitur recensionin për Monografinë që do të promovohej atë ditë. Zotëri Tomë Mrijaj, në këtë takim të parë, më la përshtypjen e një personaliteti të përmbajtur, të pjekur e të formuar, me një kulturë të lartë që fliste qetë e me butësi me të gjithë pjesëmarrësit e Akademisë.

Që nga ajo kohë, dhe në të gjitha takimet tona nëpër XVI Sesionet Shkencore të organizuara nga Shoqata e Intelektualëve Mbarëkombëtar të „Trojet e Arbërit“, në kuadër të së cilës e japin kontributin në fushën e shkencës së historisë dhe shkencave shoqërore, mbi dyqind intelektual me grada nga më të lartat shkencore Akademik; Prof. Dr.; Mr.sc.; Prof. dhe veprimtarë të Çështjes së Shenjtë kombëtare, nga të gjitha trojet etnike autoktone shqiptare dhe Mërgata tejoqeanike dhe kudo ku jetojnë, punojnë e veprojnë e bashkëkombasit tanë, padyshim që studijuesi, hulumtuesi, publicisti, kronisti, humanisti e veprimtari z.Tomë Mrijaj zenë vendin qendror. Me punën e tij kërkimore, hulumtuese, studijuese e publicistike për personalitet dhe ngjarjet më të mëdha të historisë sonë të përgjakshme por edhe të lavdishme, duke gjurmuar nëpër arkiva, duke mbledhur fakte, dëshmi, duke i sistemuar me mjeshtri, përkushtim, dashuri, ai është dëshmuar se, ka karakter të fort, është këmbngulës në hedhjen dritë mbi figurat dhe ngjarjet të cilat sistemi komunist diktatorial, ku në shtetin amë i ka anatemuar ose ndaluar që flitet apo shkruhet realiteti dhe bëmat e tyre për liri, bashkim , demokraci e përparim kombëtar. Z. Tomë Mrijaj është për nga natyra shumë miqësor dhe komunikativ, ku me nostalgji e mallëngjim dhe dëshirë rrëfen për jetën, familjen, miqtë e dashamirët e të tij, që i la mbrapa në Kosovën martire, pas largimit nga vendlindja. Ai në vitin 1975 u vendos në Paris, ku pati rastin të takohej dhe njihej me veprimtarinë e nacinalistëve të vërtetë shqiptar, me ta personalisht dhe familjet e tyre, të cilët vepronin në shtete të ndryshme të Europës dhe Skandinavisë, ndër ta Muharrem Bajraktari, Kosovë Rexhë Bala, Emin Fazlija- Emil Kastrioti e shumë të tjerë. Mirëpo, pas qëndrimit tre vjeçar në Paris, vendos të largohet drejt SHBA-ve.

Me shkuarjen e tij në SHBA, pikërisht në New York më 24 shtator 1978, Toma shpejt bie në kontakt me organizatorët, pjesëmarrësit e bartësit kryesor të luftës për bërjen e Shqipërisë Etnike, të cilët mbas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore ishin detyruar që veprimtarinë e tyre atdhetare kundër komunizmit, ta zhvillonin në vendet perendimore. Këta atdhetarë të devotshëm duke mos u pajtuar ideologjinë bolshevike kishin bërë shumë veprimtari që të xhvishej nga propaganda e vëllazërim- bashkimit, barazisë në mes popujve të shtypur, në fakt, kjo u dëshmua se për popullin shqiptar ishte vetëm një zëvendësim i robërisë shekullore nga Perandoria Otomane e më vonë ajo sllavo- greke, tash edhe me një sistem diktatorial.

Në mesin e ri z. Mrijaj, krahas studimeve për jurisprudencë angazhohet fuqishëm edhe në aktivitetet fetare, humanitare e kulturore që organizoheshin me rastin e inaugurimit të Kishës katolike në Bronx. Bashkëpunimi i sinqert e korrekt me Monsinjor Dr. Zef Oroshin, dhe fal zgjuarësisë, interesimit, vendosmërisë e guximit të tij u angazhua fuqishëm për të dhënë ndihmesën në të gjitha aktivitet kulturore, fetare e kombëtare, dhe kjo miqësi mundësoi Tomës që ta fitoi simpatinë, respektin dhe besimin tek nacionalistët e devotshëm në Mërgatën tejoqeanike, e cila tanimë kishte kaluar mbi pesë dekada larg vendlindjes dhe kuptohet se, shumë nga këta burra kishin kaluar natyrshëm edhe në fazën e pleqërisë apo „moshës së tretë“, dhe gjithësesi i gëzoheshin rifreskimit të radhëve të tyre me intelektual dhe veprimtar që ishin në moshë më të re si z. Tomë Mrijaj dhe të tjerë.

Në inaugurimin e Kishës katolike „Zoja e Shkodrës“ ishin të ftuar personalitet më të shquara patriotike, bashëkombas nga të gjitha Viset etnike, padallim feje ose krahine. Aty përveç cerenonisë zyrtare, u shkëmbyen edhe shumë biseda dhe përvoja nga më të ndryshmet, por të gjitha kishin karakteristika të përbashkëta, Çështjen e Shenjtë kombëtare. Pra, luftën për çlirimin dhe bashkimin toka të ndara e të pushtuara nga okupatorët serbo-sllav. Po pashtu kërkohej mobilizim i vazhdueshëm në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës amtare, traditave të mirëfillta kulturore, fetare e historike dhe në grumbullimin e shpërndarjen e ndihmave humanitare për nevojtarë. Gjithashtu përpiqeshin për gjetjen e mundësive sa më të mëdha, për afirmimin e vlerave tona kombëtare në vendbanimet ku ata jetonin e vepronin, si dhe tek Administrata shtetërore amerikane, ku kërkonin përkrahje dhe mbështetje për internacionalizimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të popullit shqiptar në Kosovë dhe Viset e okpuara, që Fuqitë e mëdha historikisht e padrejtësisht i kishin coptuar tokatë arbërore në pesë shtete të ndryshme fqinje . Z. Tomë Mrijaj, si një pinjoll i Familjes së madhe atdhetare të Nikollë Mrijajt ( 1838 -1907), stërgjyshit të tij, pjesëmarrësit dhe luftëtarit besnik të Lidhjes së Parë të Prizerenit 1878, përkrah Kapidanit të Mirditës Preng Bibë Dodës së bashku me Zef Mark Gjolleshajn, nipi i Pren Nikollë Mrijajt ( 1889- 1923) i shkolluar në Austri dhe Kryetar Komune në Zllakuqan dhe i biri i Nikollë Pren Mrijat (1911- 1999), Kryetar Komune në Zllakuqan, u prit krahpaur nga nacionalistët dhe familjet e tyre, duke sjellur një freski, elan të ri pune dhe shpresë se mundin dhe veprimarinë e tyre tanimë ka kusht ta vazhdoi, çmoj, vlerësoj e ta hedh në dritë të shkencës së historisë kombëtare shqiptare. Këtë besim z. Mrijaj e fitoi me përpjekje dhe angazhim serioz duke bashkëpunuar me Monsinjor Dr. Zef Oroshin, Kapidanin Nude Gjon Markun, Ing. Xhafer Devën Dr. Rexhep Mitrovicën, Dom Anton Kçirën, Ismet Ukë Sadikun, kolonel Xhemail Laçin dhe shumë patriotë të tjerë të Mërgatës shqiptare në SHBA, por edhe në Europë e gjetiu. Fal angazhimit serioz dhe të vazhdueshëm në aktivitetet kulturore, fetare e politike Z. Mrijaj në vitin 1978, zhgjedhet anëtarë i Kryesisë së Federatës Panshqiptare „Vatra“ në Boston, ndërsa vetëm dy vite më vonë Kryetar i Degës në Queens të NY. Në vitin 1982 në Kongresin e Tretë të Lidhjes së Tretë të Prizerenit, zgjedhet Sekretar i Përgjithshëm i saj.

Në vitin 1997/98 zgjedhet Kryetar I Shoqatës “Rozafat” pranë Kishës katolike „Zoja e Shkodrës“ në NY dhe anëtar i Këshillit të kishës. Tomë Mrijaj ka publikuar shumë shkrime studimore historike në SHBA, Kosovë, Shqipëri dhe ka marrë pjesë aktive në XV Sesionet shkencore të organizuara nga Shoqata E intelektualëve Mbarëkombëtar „Trojet e Arbërit“, duke ndihmuar edhe finianciarisht botimin e librave si rezultat i punës hulumtuese e shkencore të Shoqatës në fjalë. Poashtu, fal shpirtbardhësisë e humanitetit,dashurisë ndaj arsimit, historisë kombëtare,Toma ka ndihmuar materialiaht shumë autorë për botimin e veprave të tyre, po përmend miqtë e tij dhe të mi tanimë të ndjer Dr. Riza Sadikun dhe MR.sc Jetish Kadishanin por edhe shumë të tjerë.

Jam me fat e i nderuar që kam patur ratin e mundësinë për ta njohur personalisht Z. Tomë Mrijaj, këtë intelektual dhe patriot të vërtetë dhe veprimtarinë e tij atdhetare e fisnike. Toma është figurë e ndritshme e Mërgatës teoqeanike por edhe e mbarë popullit shqiptar. I uroj nga zemra shëndet, jetë të gjatë e të lumtur me familje dhe presim me padurim që edhe në të ardhmen si gjer më tani, të na dhuroi dashuri, mirësi dhe shumë vepra shkencore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat