Rrugët e botës po tingëllojnë shqip dhe shqipja po harrohet!

Diaspora

Rrugët e botës po tingëllojnë shqip dhe shqipja po harrohet!

Nga: Mustafë Krasniqi Më: 31 tetor 2021 Në ora: 23:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Më 30 tetor 2021, në Mosburg të Bavarisë-gjermani u mbajt ora letrare tradicional “Takimet e Nëntorit”, i cili vazhdon të jetë një manifestimi tradicional poetik, me krijuesit e diasporës shqiptare. Organizuar nga LKMSH, Klubin Letrar “Martin Camaj” në Mynih dhe Shoqata “Bekim Berisha – ABEJA” nga Freising-Moosburg-u. Në këtë eveniment letrarë, përpos krijuesve mori pjesë edhe historianja e mirënjohur, Prof. as. dr. Elena Kocaqit, Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë z. Arten Hanku dhe konsulli i Republikës së Kosovës Afrim Nura në Munih. Me një minutë heshtje u nderuan krijuesit që ndërruan jetë në periudhën dy vjeçare, në mesin e tyre ishte edhe poeti, Fran Tanushi. Me këtë rast u përkujtua edhe humbja fizike e dy fëmijëve të veprimtarit të palodhur, Arif Arifit.

Takimin e përshëndeti edhe kryetari i LKSHM, Musa Jupolli, i cili ndër të tjera tha se ndihet me shpresë që pas një pauze, për shkak të pandemisë, krijuesit po i rikthehen skenës poetike. Më tej u ndal edhe te kujtimi për veprën e poetit Fran Tanushi ku shprehu me ndjenja mos pranin e Franit në këtë takim letrar dhe ndër të tjera tha: Të shkruhet për poetin nuk është vetëm kënaqësi shpirti, po “detyrim” etikë në bukurin që ndjell ëndje dhe dashuri, për artin, shoqërinë dhe për atdheun; me të tilla veçori na ishte dhe do të mbetet Fran Tanushi ynë!

Fran Tanushi i lindur në shekullin e duhur, diku në qetësin e një katua të lashtë Ilire, diku mes heshtjes dhe të bukurës në qetësi, në harmoni! Ai veç leximit mori “peng” penën, nuk u dëshpërua, nuk dëshpërohet njeriu aty ku guximi e merr me të mirë, këtë filozofët e thonë me ndrydhje shpirti dhe u shërben për ecje tutje, “të tillë janë poetët dhe shkrimtarët”. Dhe, aty gjeta aludimin metaforik të Franit, lidhur ngusht me zotat antik të atdheut, këtë e them se dhe vet Frani isht atdhetar dhe poet. Andaj për nder të veprës atdhetare e krijuese të Franit LKMSH-ja nxori monografi për Franin, e cila është vetëm një faqe e udhëtimeve të tij, në kapitullin e mërgimtarit.Kjo monografi e thyejnë ligjet dhe respektojnë filozofinë e shoqërisë, atyre që japin gjithë mundin e tyre për letrat dhe artin e njeriut, i tillë ishte dhe do të mbetej Fran Tanushi, në kujtesën tonë dhe të gjeneratave të ardhshme, tha Jupolli.

Ky takim ishte më i veçantë se takimet e mëparshme, ngaqë filloi me kujtimin dhe nderimin për poetin, veprimtarin e palodhur Fran Tanushi, i cili në gushtin e këtij viti u nda nga mesi ynë dhe iku për në amshim. Kurse pas referimit kujtimit për poetin Fran Tanushi filloi ora letrare, ku dhjetëra lexues lexuan punimit tyre poetike, që dhe ishin konkurruese për tri shpërblimet. Po ashtu u zgjodh edhe juria prej tre anëtarëve: Muharrem Blakat, Shqipe Bytyqit dhe Bashkim Halilaj, të cilët i vlerësuan poezitë më të mira dhe ju ndan këto shpërblime: Shpërblimi Pena e Artë “Martin Camaj” ju nda Hamza Halabakut, ndërsa prozatores Miradije Maliqi ju nda shpërblimi “Kongresi i Manastirit”, kurse shpërblimi për poezinë dedikuar Fran Tanushit iu nda poetit Menor Thaqit. Ndërsa çmimin “28 Nëntori” iu nda artistit nga Parisi, Sokol Ahmetajt. Kurse shpërblimi “Pena e Artë 2020” që iu është nda në Kosovë poetes, Shqipe Bytyqi, iu dha në këtë takim. Po ashtu u ndan edhe disa mirënjohje për poetët dhe krijuesit që janë të angazhuar në krijimtarinë letrare në mërgatë. Për Fran Tanushin foli edhe sekretari i Klubit Letrar “Martin Camaj” në Mynih, z. Mustafë Krasniqi, i cili ndër të tjera tha: Fran Tanushi, ishte një poet i gjithanshme, që me përkushtim të madh shkruante vargje të goditura artistikisht, i mëshonte shumë anës emocionale, duke goditur aty ku i dhimbeste shpirti, tek motivi i atdhedashurisë. Por, kishte një ves të çuditshëm, shpërthen si vullkan kundër të padrejtës, dhe në anën tjetër gjallërohej, emocionohej për të djeshmen, të sotmen dhe përmes poetikës së tij filozofike fliste edhe për të ardhmen. Por përmes krijimtarisë poetike ngarend pas së bukures artistike, atë do ta shohim shpesh edhe të rebeluar kundër padrejtësive që i bëheshin shoqërisë dhe popullit të tij. Ai, Frani, gjente fuqi ta derdhte tërë mllefin e tij përmes vargut artistike, që e realizon bukur dhe i jepte fuqi përmasat figurës dhe krahasimit; këtë e shohim te poezia “dy degët e një lisi”. Këtu shpërthente shpresën në botën reale, se një ditë do të jetësohet vullneti i tij dhe i popullit për bashkimin e Shqipërisë, e për të dhe Çamërinë kishte shkruar shumë!

Fran Tanushi cilësohej si një gjenerator i shumë nismave, projekteve, vizionar, i pranishëm dhe i përkushtuar kudo në mesin tonë, me urtësinë dhe vargun e tij poetik. Jo vetëm në botën e artit, që e kishte pasion e ishte mjeshtër i vargut, por e gjenim kudo të pranishëm, në çdo fushë, ku ishte interesi kombëtar, artistik e human. Kontribut të veçantë dha edhe për shkollën shqipe, i cili dhe ishte njëri ndër iniciatorët e themelimit të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH-it) në Bavari. Krasniqi në fund të fjalës së tij i përshëndeti mësimdhënëset dhe në emër të LAPSh-it bëri një thirrje, për të gjithë bashkëkombësit, shoqatat, bizneset që jetojnë dhe veprojnë në Republikën e Bavarisë, të japin përkrahje shkollës shqipe! Dhe më tutje tha: Qofshin mëkatar ata që heshtur qëndrojnë para këtij rreziku, të asimilimit të fëmijëve tanë mërgimtarë dhe për ata që qëllimisht e pengojnë, në forma të ndryshme, shkollën shqipe në mërgatë! Më tej krasniqi shtoj se duhet ta kuptojmë se po shprazet mëmëdheu ynë nga rinia, kurse bota po i merr rinin tonë, sepse po ka nevojë dhe rrugët e botës po tingëllojnë shqip e shqipja po harrohet! Dhe, a e meriton atdheu ynë, Shqipëria Etnike këtë fakt, tha Krasniqi?

Në pjesën e dytë u publikuat tri libra poetike dhe monografia e autorit Mustafë Krasniqi, “Atdhetari i Shtigjeve të Lirisë”, ku për librin foli mësimdhënësja, Nife Arifi. Ndërsa Prof. as. dr. Elena Kocaqit foli për librin e saj; “Shqipëria dhe Fuqitë e Mëdha 1878-1918”, po ashtu u ndale edhe te libri “Lufta e Trojës- Luftë Pellazgo Ilire“. Rreth dy librave të Kocaqit pati një diskutim, pyetje dhe vëmendje historike për kohën e Pellazgjishtes e deri në ditët e sotme, duke prekur edhe situatën e tanishme dhe duke krahasuar se ku ishin trojet Pellazgo-iliro-shqiptare dhe ku janë tani, ku ndër pyetjet qëndronte edhe kjo: Pse ne humbëm këto troje?

Sipas historianes Prof. as. dr. Elena Kocaqit, teza e ermit Grek nga historianët e mëvonshëm për Akejtë, Danajtë janë anti-shkencor, jo i saktë, e i manipuluar, se në Luftën e Trojës nuk ka pasur emërtime Grek apo Helen për fiset Akeje. Akejtë janë me prejardhjes Pellazge-Ilire dhe janë quatur me emrat Akej, Danaj, Argej, Pellazg por jo Grek dhe Helen. Termi Grek del shumë më vonë, qindra vjet pas luftës së Trojës, që dhe përmendet tek Herodoti si një fis Epirot (në Shqipërinë e Jugut), që lidhet me Dodonën Pellazge.

dinastia Trojane ishte një dinasti Dardane, pra me prejardhje Ilire dhe popullsia e saj përbëhej nga fiset Iliro-Trake si Dardan, Frigas, Myzë, Kaon, por edhe nga Pellazgët, Lelegët, Karianët etj., thotë Kocaqi. Ajo mbshtetet vetëm në faktet e dokumentuara dhe arkivore, të cilat e dëshmojnë se gjuha shqipe është gjuha më e vjetër dhe për këtë duhet të jemi krenar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat