Dibranët në Nju Jork, duan vetëm ndryshimin

Diaspora

Dibranët në Nju Jork, duan vetëm ndryshimin

Nga: Beqir Sina Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 17:26
Bekim Pocesta

Vendimi i Gjykatës Administrative, ku pranohet padia e koalicionit ASH-AAA dhe vendoset që të shkohet në rivotim në vendvotimin 0543, e vë në paqartësi rrethin e dytë të zgjedhjeve në Dibër.

Nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor edhe pse të kontaktuar nga gazetarët në Shkup,  nuk qartësojnë se çfarë pas këtij vendimi, duke thënë se përllogaritjet do të bëhen nga nesër.

“Mbetet që KSHZ të shqyrtojë dhe të informojë në lidhje me këtë vendim”, thonë nga atje.

Kujtojmë se në rrethin e parë të zgjedhjeve Hekuran Duka nga BDI siguroi 46,15% e votave, Bekim Pocesta nga ASH-AAA siguroi 49.69% dhe Petrit Klenja nga PDSH siguroi 0.46% e votave.

ASH-AAA synon që me këtë padi deri te Gjykata Administrative, e cila është pranuar, të sigurojë edhe 10-16 vota të cilat do t’i siguronin fitoren e Pocestës që në rrethin e parë.

Ne biseduam dhe kërkuam një mendim nga disa dibran në New York, ku dihet se jeton dhe komuniteti më i madh i dibranëve, se kë dëshirojnë të jetë kryetari i ri i Komunës së Dibrës në Maqedoninë e Veriut,.

Megjithëse, në kushte anonime ata thanë se të gjithë dibranë në Amerikë, janë për ndryshimin, dhe zgjedhjen e kryetarit të ri Dr. Bekim Pocesta, i cili vjen nga koalicioni ASH-AAA.

Mërgimtarët dibran me një interes të veçantë po ndjekin edhe situatën politike në vendlindje.

Sidomos, atyre i intereson situata e krijuar me zgjedhjen e kryetarit të ri të Komunës Dibra e Madhe..

Dibranët në SHBA kërkojnë nga partitë politike shqiptare në këtë komunë që ata të zgjidhin në mënyrë objektive këtë problem, lidhur me votimin 0543.

Dibranët, mendojnë se kryetarët nga BDI në fillim punuan mjaft mirë për Dibrën, por pushteti i gjatë duket se ka krijuar shumë probleme, të cilat sot mundet dhe duhet t`i zgjidhni në të mirë të qytetarëve, një alternativë e re, e cila sipas tyre është në "dorën" votën e dibranëve, të votojnë për Dr. Bekim Pocesta.

Madje disa prej të pyeturve e quajtën zgjedhjen e Dr. Bekim Pocestës si " një shans i vetëm dhe një e mirë që po i vjen Dibrës".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat