Italia e braktisi, familja e mohoi/ Shqiptarja që shkatërroi rrjetin e prostitucionit, e paralajmëroi vetëvrasjen

Diaspora

Italia e braktisi, familja e mohoi/ Shqiptarja që shkatërroi rrjetin e prostitucionit, e paralajmëroi vetëvrasjen

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 19:05
Alma Sejdini

Gjatë gjithë jetës së saj Adelina Sejdini ka pasur vetëm tragjedi. Ajo u rrëmbye që e re, u dhunua dhe përdhunua dhe u shfrytëzua seksualisht që në moshën 22-vjeçare në rrugët e Italisë.  Falë denoncimit të saj ajo arriti të ikte nga duart e trafikantëve dhe ti vinte ata pas hekurave, por tragjeditë e ndoqën edhe më pas ku nuk mori mbrojtje nga shteti italian dhe familja e saj e mohoi. Pas gjithë këtyre peripecive ajo kishte marrë edhe një urdhër dëbimi nga Italia, që e çuan Adelina Sejdinin drejt aktit ekstrem, atë të vetëvrasjes duke u hedhur nga një urë në Itali pak ditë më parë.

47-vjeçarja shqiptare pak para se të vetëvritej, ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku paralajmëronte veprimin tragjik pas urdhrit të dëbimit nga autoritetet që të mos shkelte për 1 vit në Romë.

“Unë do vdes se do vdes nga kanceri , e di që nuk e kam të gjatë, por të paktën Adelinat e tjera nuk do të kenë fatin që kam pasur unë. Që kur lexova dokumentin kam makth dhe panik. Unë do pres pak dhe do shkoj të hidhem nga ura, t’ju vijë turp. Vdekja ime do ju mbetet në ndërgjegje ” thotë Adelina në video.

47-vjeçarja shqiptare thotë ndër të tjera se është trajtuar si kriminele, ndërkohë që falë saj u arrit të shkatërrohej një rrjet i gjerë prostitucioni duke çuar pas hekurave 40 tutorë dhe shfrytëzues të prostitucionit.  Ajo bën përgjegjëse institucionet Italinë për aktin e saj ekstrem, që e braktisën.

“Në Romë më kanë trajtuar si kriminele e më thanë se nëse brenda mbrëmjes së djeshme nuk largohem nga Roma drejt Pavias, do të më arrestojnë. Hajde të më arrestoni brenda në arkivol. Nëse më ndodh ndonjë gjë mua, faji është i Policisë së Shtetit, i Zyrës së Emigracionit të Pavias,  është i atyre që po më trajtojnë si kriminele duke firmosur një letër dëbimi  dhe i gjithë atyre që mund të bënin dicka e nuk bën dot asgjë… do të më kenë në koshiencën e tyre. Do pres dhe pak e do të hidhem nga ura e parë që do më shfaqet…. e bëj që Adelina të tjera mos të jetojnë atë c’ ka më ndodhi mua… t’ju vij turp. Ky është abuzim detyre. Ju më shfrytëzuat për 20 vite e tani më trajtoni si kriminele”, thotë ndër të tjera në video.

Alma Sejdini, që më parë është shfrytëzuar si punonjëse seksi, denoncoi tutorët e saj në vitin 1996, kur ajo ishte vetëm 22 vjeçe.  Adelina Sejdini, pati rrëfyer të gjithë eksperiencën dhe dramën e jetës së saj.

Në intervistën e dhënë Adelina pati guximin të denonconte ata që e trafikuan një grup i strukturuar nga Durrësi dhe Shijaku. Ajo foli edhe një herë tjetër ku i drejtoi një apel familjes së e saj, që e kishte mohuar për 25 vite me radhë. Për këtë arsye Adelina e konsideronte veten te humbur dhe vajza pa nënshtetësi. Në një rrëfim rrëqethës ajo foli jo vetëm për luftën ndaj sëmundjes, pas diagnostikimit me tumor, ndërsa kurohej në spitalin në San Matteo, por edhe përpjekjet për të fituar drejtësi. Ajo deklaroi se nuk kthehej kurrë më në Shqipërisë nga frika se mund ta vrisnin.

Ajo e kishte paralajmëruar vdekjen e saj, ndërsa për të protestuar kundër burokracisë, në fund të tetorit kishte vendosur të shkonte në Romë, pavarësisht shëndetit të dobët, me shpresën se do të mund të takohej me Presidentin e Republikës Sergio Mattarella ose të paktën disa zyrtarë të Ministrisë së Brendshme. Më pas më 28 tetor ajo i vuri flakën vetes. Por shqiptarja u shpëtua dhe më pas u transportua në spitalin me djegie të rënda. Por dramat e saj nuk kishin fund deri sa vendosi të mbyllte sytë përgjithmonë me fund tragjik duke u hedhur nga një urë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat