Djali i Dukagjinit, i Kosovës dhe i shqiptarisë, nuk frymon më, por, vepra e begatë atdhetare mbetet!

Diaspora

Djali i Dukagjinit, i Kosovës dhe i shqiptarisë, nuk frymon më, por, vepra e begatë atdhetare mbetet!

Nga: Haki Latifi Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 08:33
Isuf Qetaj

"Kur dëgjoj që vdes në botë,

një njeri i vendit tim,

jam në zemer i pikëlluar,

se vdes një copë e shpirtit tim."

Ibrahim Rugova

Lajmi se bashkëveprimtari, luftëtari i Lirisë, i Kosharës heroike dhe Atdhetari Isuf Qetaj u shua, shokoi në atë përmasë dhimbjeje, që përjetohet për njerëzit e vendit. Djali i Dukagjinit, i Kosovës dhe i Shqiptarisë, nuk frymon më. Por, vepra e begatë Atdhetare mbetet, si dëshmi e një jete aktive, madje, edhe atëherë kur ishte në përballje, për ta sfiduar vdekjen.

Familja Qetaj, e mbi të gjitha Kosova, ka humbur një njeri të kompletuar, veprimtar të shquar të çështjes kombëtare, një personalitet të spikatur, një atdhetar që rrezatoi dashuri të mirëfillt për vendin.

Lamturmirë, miku im i dashur, Isuf Qetaj!

Shpirti Yt i dlirë, u prehtë në Parajsë!

Ngushëllime bacës Demë, familjarëve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Isufin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat