Mërgata shqiptare nëpër botë po asimilohet- Ku janë shtetet shqiptare, Shqipëria e Dardania?!

Diaspora

Mërgata shqiptare nëpër botë po asimilohet- Ku janë shtetet shqiptare, Shqipëria e Dardania?!

Nga: Bardh M. Nengurra Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 23:43
Bardh M. Nengurra

Ka vite që si mërgimtar në Norvegji kam ngritë zërin tim nëpër të gjitha rastet ku ka pas shqiptar dhe i kam dhanë sugjerimet, këshillat dhe porositë e mia për ruajtjen e identitetit tonë gjenetik, kombëtar, kulturor, gjuhësor dhe tradicional edhe pse jetojmë në Norvegji. Pra aq sa kisha aftësi dhe njohuri i këshilloja, i qortoja, i udhëzoja shqiptarët se si neve duhet të integrohemi sa më  mirë në shtetin, kulturën dhe shoqërinë norvegjeze, por asnjëherë nuk guxojmë të lejmë anash faktin se kush jemi, nga kemi ardhur këtu dhe se me çdo çmim duhet me e ruajt identitetin tonë kombëtar e gjuhësor.

Shpesh me ka rastisë tu them njerëzve lexoni e mësoni gjuhën Shqipe sepse pastaj më  lehtë do e keni ta mësoni gjuhën Norvegjeze.

Në vitet e kohës kur unë erdha në Suedi nga ku pas dy viteve kalova në Norvegji që të dyja këto shtete kishin ligjërisht të rregulluara që qoftë edhe vetëm një  fëmijë të cilitdo mërgimtar ( pra pa dallim cilit komb i përket ai apo ajo ) shkolla duhet me punësu mësuese në gjuhën amtare të fëmijëve.  Dhe kjo ka funksionuar për mrekulli përkundër faktit që shpesh mërgimtarët krijonin telashe dhe gjenin diçka kundër mësuesit që punësohej që të punojë me nxënësit në gjuhën amtare. Pra fëmijët shkonin në shkollën vendase ( suedisht gjegjësisht norvegjisht ) por tri here në javë kishin nga tri orë mësim plotësues me mësuesin në gjuhen amtare. Mirëpo me kohën kjo zgjidhje e shteteve nikoqire ku neve ishim strehuar filloj të zbehet. Dhe zbehja nuk erdh si shkak nga organet relevante arsimore të shtetit , por si shkak i mos interesimit tonë ( tash e tutje në këtë shkrim do flas vetëm për neve shqiptarët në këto shtete ) me dërguar fëmijën në shkollë në mësim plotësues në gjuhen Shqipe.

Në fillim vitet 1990 pasi në Kosovë u formua Lidhja e Arsimtareve Shqiptar "Naim Frashëri" edhe gjithandej nëp%r shtetet e Europës perëndimore u formuan Degët e kësaj Lidhje. Në Suedi Kryetar i saj u zgjodh Prof. Bedri Pacaj ndërsa në Norvegji Prof. Tahir Haziri. Mbaj mend mirë sa bukur e mrekullisht funksiononte mënyra e organizmit të tillë. LASH kishte në observim dhe kujdesej mbarëvajtjen e mësimit në gjuhën Shqipe në pë r të gjitha shkollat në të cilat kishte nxënës shqiptar. Mirëpo pas çlirimit të Kosovës për fat të keq gjithçka mori kaheje të gabuar, në vend që të ishte e kundërta. Meqenëse në fillim të viteve 1990-ta mbi 95% e shqiptarëve në Suedi dhe Norvegji ishin azilkërkues që ende nuk e kishin fituar azilin dhe të drejtën me jetuar në Suedi e Norvegji, tash pas luftës dhe çlirimit të Kosovës ishin diku 80% e shqiptarëve që në një  apo mënyrë tjetër kishin rregullua e letrat për qëndrim permanent në këto dy shtete. Dhe tash shumica e tyre filluan me ndryshuar me gjithçka, me sjellje, me mënyrat e jetesës, me angazhimet për të mirat e kombit dhe Atdheut. Filluan me u bë rë  më  skandinav se sa vendasit etnik. Shumica e djemve tanë  që kishin ardhur në Norvegji  para luftës në Kosovë tash pasi kishin fituar letrat për qëndrim permanent u fejuan me vajza shqiptare nga vendlindja dhe i sollën ato në Norvegji dhe krijuan familje. Dhe këto nuse të reja pasi vendoseshin në  Norvegji përmes martesave, ato posa bëheshin nëna mbylleshin nëpër banesa e shtëpia dhe kur ju rriteshin fëmijët dhe i dërgonin ne kopsht e më  vonë ne shkolla, nënat e reja në vend që tu flasin fëmijëve Shqip ato insistonin që të flasin norvegjisht me fëmijët sepse kjo ishte metoda për ta mësuar gjuhen norvegjeze nëna nga fëmija.  Pra gjithçka që para çlirimit të Kosovës ishte për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit tonë, tash pasi u çlirua Kosova ndryshojë gjithçka për të keq. 

Për çudi shqiptarët e Norvegjisë kur mësuan se Kisha Norvegjeze merr antraksi për secilin qytetar të Norvegjisë nëse ai ka numër personal të Norvegjisë, por nëse është  anëtar i një  grupimi fetar tjetër atëherë i merr ai grupim fetar e nuk i merr Kisha, shqiptarët ndoqën veprimet e mërgimtarëve të shteteve islame si p.sh. Pakistanit, Palestinës, Somalisë, Afganistanit, Kurdëve, Turqisë etj, etj dhe u organizuan nëpër qytetet ku jetonin dhe formuan lista të banorëve shqiptar dhe pastaj formuan organizime të cilat i quheshin me emra të çuditshëm. P.sh. këtu ku jetojë unë në Sarpsborg e formuan një shoqatë dhe emrin ja vunë  Albansk Trosamfund  që shqip do thotë besimi shqiptar. Pasi regjistruan shqiptarët që banonin në Sarpsborg, ata u zgjeruan edhe në qytetin fqinjë në Fredrikstad dhe regjistruan një anëtarësi me mbi 2000 anëtar. Listën me emrat e anëtareve i dërguan në sektorin për Kulturë dhe Fe në Komune dhe morën para të mira dhe kështu krijuan një kryesi të shoqatës së tyre dhe sot e asaj dite ajo shoqatë është  në veprim. Kryesia e sajë përmes BIK në Prishtinë solli imë m nga Kosova dhe ky imë m solli edhe femrën ( bashkëshorten e vetë ) e parë të mbuluam në qytetin Sarpsborg në Norvegji. Pra femra e parë me mbulojë ne kokë në këtë qytet ishte hoxhenica e pas sajë filluan me u mbuluan dhe disa gra të ashkalinjve, shqipfolëve që jetojnë këtu dhe tek pas tyre pastaj  u mbuluan somë lezet, pakistanezet dhe tjerat femra të popujve myslimë n nga Azia e Afrika. Imë mi shqipfolës organizonte takime me shqiptarët dhe ai atyre ju kërkojë me ja dërgu fëmijët për t`i mësuar ai. Posa dëgjova për këtë pata reaguar dhe imë mi me ftojë me shkuar me asistua në orët e mësimit të t`i me fëmijët tonë. Shkova dhe aty i erdhën 4 fëmijë dhe imë mi ja fillojë me ligjërimin e vetë. I kishte aty disa Jasina ( libër me lutjet për namë z në arabisht ) si dhe disa broshura me shkrime për historinë e "Profetit" Muhamed dhe disa pasues të ti. U tmerrova, kur imë mi pasi kreu orën mësimore me tha; a e shef baca Bardh, unë nuk i mësojë fëmijët arabisht, unë flas me ta shqip dhe shqip ju shpjegojë.

U përmbajta shkaku i fëmijëve që ishin aty, por në mbrëmje e pata thirr me telefon dhe se lash gjë  pa i thanë. Ti ju flet shqip, ju ligjëron shqip, por për çfarë e për çka. Po çka ju duhet fëmijëve tonë me mësua në Norvegji për historinë e Muhamedit arab, për bashkëveprimtarët e ti ? Mbaje ti xhaminë dhe priti namëzlinjët me ardhë  aty me ngritë vithet përpjetë, por rri larg fëmijëve , pos i helmo ata që ne hapat e parë të formimit të personalitetit të tyre.  Ti qenke i porositur me na asimilua sa më  shpejt neve në këtë shtet. Qenke njeri i keq dhe qëllimi yt qenka me na e mbyllë shkollën shqipe. Po e ceku se unë nuk kisha fëmijë nxënës në atë kohë. Fëmijët e mi kishin mbaruar shkollimin dhe punonin. Mirëpo pata reaguar fikall vetëm për ta penguar degjenerimin dhe arabizmin e fëmijëve shqiptar në këtë qytet. Mirëpo imë mi doli më  i ëmbël dhe shqipfolësit e Sarpsborgut ju veshën atij, u mbyll shkolla shqipe dhe e është u quajtura Albansk Trosamfund që në realitet është  xhami e mori prometin e të gjitha organizimeve duke filluar nga ato fetare islame, sportive, kulturore dhe jetësore. Imë m torollaku u bërë  lider absolut i shqiptarëve në Sarpsborg. Dhe kështu si e përshkrova rastin këtu, ndodhi edhe gjithandej nëpër qytetet tjera në Norvegji. Kam qenë ithtar i idesë se pasi hapen përfaqësitë diplomatike, gjithandej shteteve evropiane ku neve jetojmë, nuk kemi nevojë me pas as degë të partive politike shqiptare e as Shoqata shqiptare. Kur u pat hap Ambasada e Kosovës në Suedie e cila kishte përgjegjësi edhe për Norvegjinë, Danimarkën, Finlandën dhe Islandën unë u pata gëzuar shumë. Kam tentuar me kontaktua Ambasadorin apo zyrtaret e Ambasadës, por pos në një rast kur ish Ambasadori Lulzim Peci mu ka përgjigj asnjëherë nuk kam marr përgjigje për kërkesat e mija.

Tash më  shumë se një vit u hap Ambasada edhe në Norvegji. U gëzova shumë dhe menjëherë kërkova takim me Ambasadorin z. Uliks Emra. Mora përgjigje dhe mu caktua termini për takim. U përgatita dhe mezi pritsha me ardh koha e takimit tim me Ambasadorin.

I shkrova në letër me radhë ato kërkesa që doja me i kërku Ambasadorit që të angazhohet e të cilat po i shkruaj këtu me radhë.

1. Me kërkuar që kur na vazhdohet afati i pasaportave apo kur marrim pasaporta të reja organet gjegjëse norvegjeze shtetin e lindjes tonë ta shkruaj KOSOVË e jo SRBIJA sikur se na e shkruajnë deri tash.

2.Të kërkoj nga Ministria e Komunikacionit dhe Hekurudhave që të përkthej testet për patenta shofer të kategorisë B edhe në gjuhen shqipe pasi këto teste tashmë janë të përkthyer në 18 gjuhë të ndryshme, por jo edhe Shqip përkundër faktit se neve jemi diku mbi 20.000 shqiptar me shtetësi norvegjeze dhe qëndrim permanent që jetojmë në këtë shtet. Ndërsa ka teste ne gjuhën serbe e ne Norvegji nuk jetojnë më  shumë se 3000 serb.

3. Me kërkuar që shqiptarëve të cilët dalin në pension të moshës ( 67 vjeçare ) tu njehtë e drejta për atë pension është u sikur ju njehet shtetasve të Norvegjisë me origjinë nga Serbia. Për tu angazhuar në këtë padrejtësi që na bahet të kontaktohen edhe Ambasadat tjera të shteteve të ish Jugosllavisë, pra të Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës e Hercegovinës, Malit të Zi  dhe Maqedonisë.

Unë përmes burimeve të mia si gazetar kam mësuar se në fillim të viteve 1970 , ish Kryetari i Qeverisë Jugosllave Gjemë jl Bjedic ka nënshkruar kontratë për punësim të shtetasve Jugosllav sipas nevojave dhe kërkesave në Norvegji. Kjo kontratë është  shkruar për 99 vjet dhe në bazë të kësaj kontrate në Norvegji nga Serbia ( në atë kohë Republikë e Jugosllavisë ) dhe nga Maqedonia kanë  ardhur dhe janë  punësuar diku 5000 qytetar. Tash ajo kontratë ende është  në fuqi, por shteti me të cilin është  bërë  më  nuk ekziston ndërsa Norvegjia si mike e më dhe ( më  e madhja në Europë ) e Serbisë ja pranon vetëm Serbisë të drejtën për përfitime të shtetasve serb në Norvegji në bazë të asaj kontrate. Dhe për ta shpjeguar më  thjeshtë për lexuesin po them. Këtu është  një tarifë e caktuar me ligj për pensionin bazë të moshës dhe atë të drejtë e kanë  ata që kanë  lind në Norvegji, ata që kanë  marr azil politik në Norvegji dhe edhe shtetasit e Serbisë sipas kontratës që e ceka më  lartë. Unë që jetojë këtu qe 33 vjet dhe kam punuar mbi 25 vjet pensioni i moshës me del diku 10.000-10.500 krona norvegjeze , ndërsa ata që kanë  lind në Norvegji dhe i kanë  plotësuar 40 vjet jetë si shtetas në Norvegji si dhe fituesit e azilit politik dhe shtetasit serb kur dalin në pension të moshës ata më rrinë pension diku nga 16.000 krona e më  shumë. Nëse një serb punon dhe jeton në Norvegji dhe bën kërkesën për bashkim familjar me prindërit, dhe nëse kjo i lejohet, nëse dy ditë pasi ata vijnë te jetojnë në Norvegji mbushin 67 vjet ata do e më rrinë pensionin sikur norvegjezi që ka lind në Norvegji dhe krejt kjo për faktin e kontratës për punësim të para gjysmë shekulli mes ish Jugosllavisë dhe Norvegjisë. Andaj mendojë unë se Ambasadoret e të gjitha ish republikave Jugosllave që tash janë  bë rë  shtete bashkë  me Kosovën duhet me kërkuar nga Ministria e Punësimit dhe ajo e Jashtë me e Norvegjisë se atë të drejtë që e gëzojnë shtetasit serb duhet me e gëzuar të gjithë  ata ish shtetas të ish Jugosllavisë sepse edhe na tjerët ishim shtetas të Jugosllavisë kur ajo kontratë është bërë .

4.Të kontaktojë me Ministrinë e Arsimit dhe kulturës në Norvegji dhe të kërkoj shkëputjen e Shkollës Shqipe dhe të gjitha aktiviteteve tjera kulturore e sportive nga xhamia është u quajtur shqiptare.

Tashmë po bahen mbi 12 vite që xhamia ka monopolin mbi secilën pore jetësore të shqiptarëve në Norvegji.

Fatkeqësisht mbrëmjen e asaj ditë  që duhej të shkoj ta takojë Ambasadorin e Kosovës Uliks Emren me thërret një femen nga Ambasada dhe me kërkon mirëkuptim sepse Ambasadori më  ka shtyrë terminin më përpara pasi në ora 11.00 sikur e kisha terminin unë paska kërkuar me e takuar dikush i një ministrie Norvegjeze. Mua zonja që me ftojë mi kishte lan vetëm 15 minuta kohë.

I thash se kjo është  e pakuptimtë dhe joserioze. Unë deri në Oslo i kam 95 kilometra, dhe shkuarje-ardhje bëjnë  190 kilometra, ata 15 minuta kohë na ikur vetëm për përshëndetje dhe prezantim andaj nuk po vijw fare.

Të nesërmen i shkrova po këto katër pika apo kërkesa është u si i ceka këtu në shkrim. Kurrw nuk kam marr përgjigje.

Tek një muaj më  vonë nga zyra e Ambasadës me shkruajnë se çështje ja e shënimit në pasaporta është  rregulluar dhe më  nuk do e shënojnë Serbi por KOSOVO.

Tash po i rikthehem titullit të këtij shkrimi. A po asimilohemi neve mërgimtarët shqiptar a jo? Unë mendojë se po. Dhe që ta shkruaj këtë shkrim me nxiti miku im virtual në Facebook.com z. Ahmet Asani që është  Kryetar i Bashkësisë Shqiptare ne Zvicër. z. Ahmet para disa ditëve doli me një shkrim - apel drejtuar shteteve Shqipërisë, Kosovë dhe Maqedoni Veriore dhe krejt mërgatës tonë që të ruhemi nga asimilimi. Ahmeti ka pa rrjedhën tonë, ka pa theqafjen tonë andaj edhe kishte reaguar është u si reagon një burrë Atdhetar shqiptar. Por unë i them vëllait Ahmet se zëri i Ahmetit , i imi e edhe i secilit shqiptar që mendon si na është  zw në vesh të shurdhet. Terri oriental ka verbua sytë e shumicës dhe neve vërtetë po asimilohemi. Por për fatin tonë të keq, neve nuk po asimilohemi dhe nuk po bëhemi Gjermane, nuk po bëhemi Francez, nuk po bëhemi Anglez, nuk po bëhemi Italian, nuk po bëhemi Skandinav, por neve të shpërndarë nëpër tarw Evropën dhe edhe boten po asimilohemi e po bëhemi turq e arab, shqipfolës. Neve i mbushem qytetet e Evropës me xhamia dhe me nam zili shqipfolës tru aziatik islamit. Neve e furnizuan xhihadin islam me ushtar xhihadista në luftuat e arabeve në Siri, Libi, Irak etj, etj. Para diku 13 vjetëve ish Ambasadori i Maqedonisë Veriore, z. Enver Abdullahu që është  Profesor me gradë Doktor i gjuhës Angleze nga Universiteti NITON kontakton me Ambasadorin e Arabisë Saudite dhe bashkë kërkojnë nga shtetet e tyre që ta sponsorizojnë ndërtimin e një xhamie madhështore për komunitetin shqiptar në Oslo. Pasi kërkesa ju aprovohet Ambasadori Enver Abdullahu dhe ambasadori saudit blejnë truallin dhe ftojnë Ministrat e Jashtëm të shteteve të veta, pra atw të Arabisë Saudite dhe atw të Maqedonisë Veriore dhe ja vejnë gurin e themelit xhamisë shqiptare në Oslo. Sa më dhemb shpirti kur dëgjojë qe i thonë xhamia shqiptare. Thua se neve jemi pjellë e xhamive e jo e nënave Shqiptare, thua se jemi arab të leckave të gjelbrat me të cilat mbulohen kufomë t kur dikush vdes e nuk jemi bijë të Shqipes Dykrenore.

Neve po asimilohemi dhe po  tjetërsohemi, po bëhemi komunitet fetar shqipfolës qe pas disa viteve edhe gjuhen shqipe do e harrojmë dhe do flasim me gjuhen e vendeve ku jetojmë, por vetes do i themi mysliman.

Dhe aspak nuk është  për tu befasuar përderisa një shqiptar që ka studiuar në Universitetin NITON ku edhe ka arrit shkallën e Doktorit të Gjuhës Angleze  në vend që të angazhohet për shkollën shqipe në Oslo, për kultivimin e vlerave kombëtare shqiptare ne Norvegji ai angazhohet dhe bahet kumë ra i xhamisë shqiptare në Oslo.

Sot Ambasadori i Kosovës në Norvegji tan kohën e kalon në atë lokal xhamie dhe as që bwn më  të voglin tentim që ta shkëput Shkollën Shqipe nga kthetrat e xhamisë.

Shtetet tona Shqipëria, Kosovë dhe Meqedoni Veriore as qe interesohen për mërgatën tonë. Nga shtetet tona amë nw mërgatë na vijnë imë m torollak e askush nuk përmend nevojën e pastaj mundësinë për të na dërguar ndonjë mësues e arsimtar. Na veç jemi asimilua. Bile ishim bwrw Gjerman, Anglez, Francez apo Skandinav. Mjerisht neve po bëhemi mbeturine e orientit islam turko-arab.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat