Zhduket pa asnjë gjurmë 35-vjeçarja shqiptare në Greqi, familjarët ngrenë alarmin

Diaspora

Zhduket pa asnjë gjurmë 35-vjeçarja shqiptare në Greqi, familjarët ngrenë alarmin

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Një 35-vjeçare shqiptare është zhdukur në Greqi pa lënë asnjë gjurmë në Hania të Kretës.

Bëhet me dije se është zhdukur shqiptarja Esmeralda Shira 35-vjeçe, ndërsa familjarët kanë ngritur alarmin.

Esmeralda Sira, 35 vjeçe, është 1.75 m e gjatë, peshon 55 kg, ka flokë të zeza dhe sy kafe.

Ditën që është zhdukur kishte veshur një xhaketë të zezë dhe çizme të zeza.

Autoritetet greke shkruajnë se kushdo që ka informacion të kontaktojë “Buzëqeshja e Fëmijës” 1160000, “Linjën Kombëtare për të rriturit e zhdukur – 1017”, në të gjitha Komisariatet e Policisë me numër telefoni 100, si dhe përmes aplikacionit Missing Alert.

Image
Esmeralda Sira
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat