Makina u rrokullis dhe u përplas me pemën, kush është 29-vjeçari shqiptar që humbi jetën

Diaspora

Makina u rrokullis dhe u përplas me pemën, kush është 29-vjeçari shqiptar që humbi jetën

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 10:38
Enkelet Biba

Mediat greke kanë bërë publike identitetin e 29-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti të enjten. Enkelet Biba është emri i viktimës.

I riu udhëtonte me një makinë, por doli nga rruga dhe pasi u rrokullis, u përplas me një pemë.

29-vjeçari shqiptar jetonte dhe punonte në zonën e Hersonissos.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti tragjik.

Sipas asaj që raportojnë mediat, mendohet se i riu nuk ka mbajtur rripin sigurimi.

Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan ambulanca dhe zjarrfikësit, por ishte shumë vonë për 29-vjeçarin. Ai kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda.

Banorët e zonës kanë thënë se vendi ku ndodhi aksident paraqet rrezikshmëri për shoferët, por edhe këmbësorët. Siç shkruajnë mediat, Enkeleti bëhet viktima i 49 gjatë vitit 2021 në Kretë.

Image
Aksidenti
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat