Lajm i mirë për emigrantët shqiptarë në Greqi!

Diaspora

Lajm i mirë për emigrantët shqiptarë në Greqi!

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 19:52
Mistotakis

Gazetari Shpetim Zinxhiri ka bërë me dije se qeveria Mistotakis ka shtyrë përsëri lejet e qendrimit për këtë lloj kategori emigrantësh të cilëve u mbaron leja me 31 dhjetor 2021.

Postimi i Shpetim Zinxhirise

Ku po shkojmë, 30 vite ankth dhe shqetësimë për të qenë të ligjshëm.

Nuk ka më vend për dinjitet por?

Një dhuratë për vitin e ri 2022 u bëhet emigrantëve nga qeveria Mistotakis, që nga ana e saj shtyn përsëri lejet e qendrimit për këtë lloj kategori emigrantësh të cilëve u mbaron leja me 31 dhjetor 2021.

Mësohet se shtyhet afati Lejeve të Qendrimit deri me 30 mars 2022, kjo për të gjithe ata që ju ka mbaruar afati deri me 31 dhjetor 2021.

Nga ana tjetër ligji i sotëm me të ashtuquajturin “Kodi i Emigracionit” me 148 nenet e tij përmban një nga ligjet më të ashpra dhe antidemokratike. Në asnjë vend të botës nuk mund të gjesh një ligj të tillë që u kufizon të drejtat emigrantëve në integrimin dhe legalizimin e tyre.

Për te legalizuar emigrantët qeverite e Greqise kanë nxjerrë rreth 160 ligje, qarkore dhe dekrete precidenciale dhe përfundimi është ZERO, po shkojmë atje ku e nisem me 1998.

Ta gëzojmë këtë ligj me një gotë raki Skrapari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat