BBC raporton për vrasjen e shqiptarit në Angli

Diaspora

BBC raporton për vrasjen e shqiptarit në Angli

Më: 7 janar 2022 Në ora: 09:37
Ilustrim

Mediat britanike kanë bërë publik emrin e një djali të ri që mbeti i vrarë në Londër, natën e Vitit të Ri. Bëhet fjalë për shqiptarin Fatjon Oruçi, vetëm 26 vjeç. I riu humbi jetën pas një sherri të dhunshëm të ndodhur në rrugë, në South Yorkshire.

I riu nga Kukësi, i cili jetonte në Londër, u gjet i plagosur në rrugën Doncaster, Rotherham, rreth orës 01:20  të së shtunës.

Sipas asaj që shkruan BBC, nga ekzaminimi mjeko-ligjor rezultoi Oruçi vdiq nga gjakderdhja si pasojë e plagëve të rënda të shkaktuara nga goditjet. Policia e South Yorkshire saktësoi se ai ishte goditur edhe me thikë.

Për ngjarjen autoritetet britanike arrestuan 2 persona, një djalë 26-vjeçar dhe një vajzë 20-vjeçe, si të dyshuar për vrasjen. Të martën u arrestua edhe një 23-vjeçar nga Rotherham, por ai u la më pas i lirë për mungesë provash. Mësohet se autoritetet kanë vënë në dispozicion të familjes shqiptare specialistë për t’u përballur me humbjen e të riut.

Ndërkohë, policia ka kërkuar ndihmën e personave që mund të kenë dëshmuar ngjarjen dhe kanë informacion rreth saj, teksa hetimet për vrasjen e Oruçit vijojnë. Deri më tani e gjithë ngjarja që çoi në vdekjen e të riut shqiptar mbetet e paqartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat