Tragjike/ Shqiptari var veten, pasi e dashura...

Diaspora

Tragjike/ Shqiptari var veten, pasi e dashura...

Më: 18 janar 2022 Në ora: 09:14
Ilustrim

Një shqiptar 32 vjeç u zhduk këtë të hënë dhe kërkimet për ta gjetur rezultuan me një fund shumë të hidhur.

Ngjarja ka ndodhur në Markopoulo të Ilisë në Greqi, ku i riu  është gjetur i varur në pemë.

I riu nga Shqipëria ka kërcënuar se do të bënte vetëvrasje pasi ish-partnerja nuk donte që të kthehej më me të, raportojnë mediat helene.

Shqiptari kishte munguar prej kohësh në vendin ku jetonte e kur ka shkuar ka kërkuar rilidhjen me partneren, por se ajo ka refuzuar.

Ai është kthyer në shtëpi e ka shfaqur tendenca për të kryer vetëvrasje. Vajza ka thënë në polici se ka marrë mesazhe nga i riu shqiptar se do të kryente vetëvrasje.

Dhe, vërtetë kështu kishte ndodhur. Pasditen e kësaj të hëne, 32-vjeçari u gjet i vetëvarur në Markopoulo të Ilisë në Greqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat