Aksident tragjik në Itali, përmbyset kamioni me punëtorë, humb jetën 25-vjeçari shqiptar

Diaspora

Aksident tragjik në Itali, përmbyset kamioni me punëtorë, humb jetën 25-vjeçari shqiptar

Më: 30 janar 2022 Në ora: 10:50
Foto ilustrim

Një aksident fatal i ka marrë jetë një të riu 25-vjeçar shqiptar në Itali.

Sipas shtypit vendas, 25-vjeçari i cili punonte si punëtor ndërtimi, po udhëtonte së bashku me 3 kolegë të tjerë me kamion.

Por papritur mjeti devijoi nga rruga në Cingoli dhe doli jashtë karrexhatës e përfundoi i përmbysur.

Si pasojë e këtij aksidenit humbi jetën 25-vjeçari shqiptar, ndërsa 3 punëtorët e tjerë mbetën të plagosur dhe u dërguan në spital.

Aksidenti rrugor ndodhi mbrëmjen e së premtes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat