Gjykatësi ‘qorton’ shqiptarin që u kap me ‘shtëpi bari’: ‘Nuk ka kuptim kjo që ke bërë!

Diaspora

Gjykatësi ‘qorton’ shqiptarin që u kap me ‘shtëpi bari’: ‘Nuk ka kuptim kjo që ke bërë!

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 17:45
‘Shtëpi bari’ në Bradford

Pasi dha dënimin me 10 muaj burg për shqiptarin Markelian Baku që u kap me ‘shtëpi bari’ në Bradford,Angli, gjykatësi Jonathan Rose kishte një kërkesë të veçantë për shqiptarin.

“Kur të ktheheni në Shqipëri, thuaju kujtdo që do të të dëgjojë se nuk ka kuptim të bësh atë që ke bërë. Nuk do të bësh para, do të shkosh në burg, do të kthehesh në Shqipëri”, tha Rose.

Prokurori Eddison Flint i tha gjykatës së Bradford Crown se policia ishte thirrur për një incident të dhunës në familje, por asgjë e tillë nuk po ndodhte në atë adresë. Dhe kështu kur në momentin që po largoheshin nga vendi ata vunë re Bakun duke u larguar nga pjesa e pasme e pronës dhe u fsheh në një kopsht me një sërë çelësash të shtëpisë.

Kur policia kontrolloi pronën, gjeti një fermë komerciale kanabisi me 81 bimë të mëdha në katër dhoma dhe një fidanishte me bimë më të vogla që ofronin një prodhim të mëvonshëm. Matësi i energjisë elektrike ishte anashkaluar dhe kishte drita me fuqi të lartë, ventilatorë elektrikë dhe transformatorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat