Broshurë që lehtëson mësimin e gjuhës dhe gramatikën suedeze

Diaspora

Broshurë që lehtëson mësimin e gjuhës dhe gramatikën suedeze

Nga: Xhavit Çitaku Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 15:47
Kopertina e borshurës

Prof. Fetah Bahtiri deri me tash ka botuar një numër të konsiderueshëm të librave në zhanre të ndryshme, të cilat janë pritur mjaft mirë nga lexuesit dhe kritika letrare. Punë të madhe e të dobishme ka bërë edhe me botimin e dy fjalorëve suedisht- shqip në fushën e mjekësisë, të cilët po iu ndihmojnë në masë të madhe komunitetit shqiptar për të komunikuar me lehtë e më profesionalisht gjatë vizitave mjekësore.

Vetë titujt e këtyre dy fjalorëve ”Fjalor, shprehje, fraza dhe këshilla në shërbimet mjekësore Suedisht- shqip, tregon se sa të rëndësishëm janë këta libra të përkthyer profesionaliaht e lehtë për t’u mësuar me shprehjet gjatë komunikimit me mjekët dhe personeliin tjetër mjekësor. Kontributi i tij i jashtëzakonshëm ishte edhe në sferën e arsimit. Pos që punoi një kohë të gjatë si mësimdhënës  i gjuhës amtare me nxënësit shqiptar, ai u kujdes që fëmijët e bashkatdhetarëve tanë të kanë një bazë të mirë e të shëndosh në formë të shkruar, apo thënë më mirë që të kanë një plan konkret mësimi gjatë tërë vitit shkollor. Kështë, Prof. Fetah Bahtiri botoi ”Plan prgramin mësimor për gjuhën shqipe si gjuhë amtare në shkollën suedeze”.

Fetah Bahtiri pavarësisht moshës që ka po vazhdon që me punën e tij të mbetët akoma në shërbim të bashkatdhetarëve tanë. Duke qenë përkthyes i autorizuar dhe i licencuar nga Agjencia për Shërbime Juridike, financiare dhe administrative të Suedisë- Kammarkollegiet, ai ka pasur rastin të përkthej materialet të shumta e të llojllojshme.  Mirëpo, libri i tij i fundit ” Unë quhem Drita, leksione suedisht- shqip” , është i veçantë  dhe i pari i këtij lloji, i cili i dedikohet atyre që kanë nevojë ose dëshirojnë të mësojnë më mirë gjuhën suedeze, por edhe gramatikën e kësaj gjuhe skandinave. Veçantia tjetër e këtij libri është se përkthimi bëhet paralel, pra, në njëren faqe materiali shkruhet në gjuhën shqipe, mdërsa në tjetrën në atë suedeze.

Përmbajtja e materialit është mjaft e pasur nga fusha të ndryshme dhe në këtë mënyrë të gjithë ata  pjesëtarë të komunitetit shqiptar që do ta kënë këtë libër në dorë do të kenë mundësi të njohin më mirë funksionimin e sistemit shtetëror të Suedisë, pastaj do të mësojnë më shumë për shoqërinë suedeze, për jetën e përditëshme, për edukatën, kulturën e këtij shteti. Nga mateiali i prezentuar i interesuari do të marrë edhe mesazhe të dobishme për gjuhën suedeze dhe gjithë këtë   me një të shprehur të thjeshtë e të kuptueshme, në formë monologu e dialogu. Si një shembull i mirë i një dialogu dhe  monolugu mund të merret personazhi kryesor i këtij libri, Drita, e cila ka braktisur vendin e saj, Kosovën, dhe këtu në Suedi vazhdon jetën bukur mirë e integruar në shoqërinë suedeze. Ajo së pari prezentohet me emrin e saj, Drita, përshkruan kohën  gri që mbretëron, sa është ora, se sa shumë po nxiton për të arritur në shtëpi sepse ka shumë punë për të bërë për shkak se ka ditëlindjen.

Pastaj ajo gjatë rrugës e takon Antonin dhe shtron një bisedë të shkurtër më të . Ai ia uron ditëlindjen, të cilën gjë e bën edhe Drita sepse edhe Antoni po këtë ditë i mbush 25 vjet. Flasin edhe për shumë gjëra rreth ditëlindjes që janë interesante për të mësuar edhe të tjerët, përkatësisht komuniteti shqiptar. Edhe temat tjera janë shumë intereante dhe të rëndësishme për t’u mësuar, sepse ato nevojtën në jetën e përditshme, për të folur drejt e pa gabime gjuhësore e gramatikore, për të të kuptuar më mirë pala tjetër, institucioni dhe të gjithë të tjerët që një bashkatdhetar i yni ka nevojë për të kryer punë apo për të biseduar e komunikuar më lehtë me të tjerët.

Me një fjalë, sipas autoritt ë këtij libri, kjo është një lloj broshure  për të lehtësuar mësimin e gjuhës suedeze nga një pjesë e shqiptarëve të shumtë që kanë zgjedhur të jetojnë në Suedi, si dhe për ta kuptuar më mirë e më lehtë, kulturën, edukatën, jetën dhe sistemin shoqëror të këtij vendi të Skandinavisë. 

Duke i parë vlerat e padiskutueshme që janë prezente në këtë broshurë, do të ishte e udhës që këtë ta kenë në dorë sa më shumë pjesëtarë të komunitetit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat