Në Greqi, shqiptari merr peng familjarët

Diaspora

Në Greqi, shqiptari merr peng familjarët

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 22:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një burrë nga Shqipëria e ka marrë peng familjen e tij.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Palini” në kryeqytetin e Greqisë.

28 vjeçari i cili është baba i dy fëmijëve ka marrë peng bashkëshorten dhe nënën e tij.

Ervis Hoxha, nga Berati vuan prej problemeve mendore, shkruan Top-Channel.

Policia sqaron se autori mbajti me dhunë në banesë dy gratë për disa orë.

Në zonë shkuan forca të shumta të policisë si dhe skuadra e specializuar në operacionet speciale të policisë helene, Ekam.

Autori u arrestua dhe në këtë moment po dërgohet në drejtorinë e policisë së Atikës.

Ende nuk dihen shkaqet se përse autori sulmoi dy gratë dhe përse ai nuk ishte në spital të specializuar për rastet analoge.

Per videon klikoni KETU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat