Ju lumtë për punën dhe prezantimin e kulturës dhe gjuhë shqipe në mërgatë

Diaspora

Ju lumtë për punën dhe prezantimin e kulturës dhe gjuhë shqipe në mërgatë

Nga: Sokol Demaku Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 20:35
Foto ilustrim

Në Mbretërinë e Bashkuar të Suedisë jetojnë dhe veprojnë ndoshta diku mbi 60 000 shqiptar nga të gjitha trojet shqiptare. Shqiptarët në bazë të statistikave që egzistojnë në këtë vend Skandiv kanë mergua që heret, por vitet 90-ta janë ato të cilat kanë sjellë numër shiqptaresh në veriun e largët këtu duke u detyruar ta lenë vendlindjen nga dhuna dhe nepërkembja e pushtetit të kohës.

Kultura dhe tradita cdo herë është vendimtare në sjelljen dhe integrimine njeriut në një mes të ri, në vend dhe ambient të ri. Kështu eshte shqiptarët me një kulturë dhe traditë ia kanë dalë që të integrohen në shoqërinë ku jetojnë. Këtu kemi të bëjmë me njerëz të cilët kulturen dhe traditën shqiptare e kanë në shpirt dhe zemër dhe në bazë të kësaj kanë fitua edhe mbeshtetjen dhe përkrahjen e shtetit dhe vendasëve në integrimin në sistemin e jetës dhe punës.

Qyteti Borås vitin e kaluar festoi 400 vjetorin e themelimit të tij ku në mënyrë madheshtore u festua kjo ditë e shenjtë për boråsarët pa marrë parasyshë cilit nacionalitet i takojnë.

Kështu edhe Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” e cila ka selinë e saj në këtë qytet dhe zhvillon aktivitetin e saj kulturor dhe shpirtëror në ruajten dhe kultivimin e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare mori pjesë aktive me anëtaret e saja në këtë të kremte madhështore.

QKSH ”Migjeni” vitin e kaluar kishte dy festa. Festën e 400 vjetorit të themelimit të qytetit Borås si dhe 10 vjetorin e oragnizimit nga ana e QKSH Migjeni të Festivalit Nderkombëtar të Pozisë ”Sofra poetike në Borås”.

Anëtarët e QKSH Migjeni ishin aktiv me shumë aktivitete kulturore në këtë të kremte e ajo madheshtorja ishte Festivali i X Ndekombëtar i Poezisë i cili në tërsi iu kushtu këtij manifestimi.

Këshilli Bashkiak i qytetit Borås për këtë angazhim dhe këto aktivitete me të cilat QKSH Migjeni kishte kontribua në shenimin e këti Jubileu madhështor të qytetit të Borås para ca ditës të gjithë anëtarëve të Krysisë se QKSH Migjeni u kishte nda: DIPLOMË NDERI, për kontributin e dhenë (Sokol Demaku, Hamit Gurguri, Rizah Sheqiri, Anxhela Ziso, Bahtir Latifi dhe Qerime Gurguri).

Kjo është edhe një shtytje për këta entuziast që në mënyrë edhe me të denjë edhe në të ardhmen të jenë edhe më aktiv në paraqitjen e të arriturave të shqiptarëve në këtë vend Skandinav dhe në ruajtjen dhe kultivimin e bashkëpunimit kulturor me vendesit, krijimin e rrugëve të bashkëpunimit mes kulturave dhe njerëzve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat