Zhdukja misterioze e vajzës 19-vjeçare/ Babai shqiptar i përlotur: Na thanë se u varros…!

Diaspora

Zhdukja misterioze e vajzës 19-vjeçare/ Babai shqiptar i përlotur: Na thanë se u varros…!

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 13:06
Artemis Vasili

Kanë kaluar 16 muaj nga zhdukja misterioze e 19-vjeçares shqiptare Artemis Vasili në Greqi.

Çështja ende nuk është zgjidhur. Prindërit e saj, të cilët ende nuk e besojnë se vajza e tyre është zhdukur, folën sërish.

“Lutemi të marrim një telefonatë nga ajo sepse shpresa vdes e fundit. Ne besojmë se është gjallë.

Shkuam edhe në Kaminia ku na u tha se Artemis është varrosur, policia ka filluar hetimet dhe ato vazhdojnë.

Nuk dyshonim për asgjë pasi Artemisa ishte paksa e mbyllur. Ajo nuk dilte. Unë ende insistoj se dikush e ka rrëmbyer.

Shpresoj të paktën të jetë larguar me një djalë. Kemi kërkuar të hetojmë të riun që Artemis u përfshi në një lidhje. Që nga momenti kur ai hyri në jetës e saj gjërat ndryshuan.

Një grua që ka dëshmuar, ka treguar se në orët e para të së shtunës, disa orë pas zhdukjes së Artemidës ka parë një vajzë që dukej e shqetësuar duke ecur me nxitim në Marathonos Avenue, po nuk ka siguri 100% që ishte ajo,” thotë i ati i përlotur.

Image
Artemis Vasili
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat