Shqiptari fsheh lëndën narkotike në të brendshmet e tij

Diaspora

Shqiptari fsheh lëndën narkotike në të brendshmet e tij

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 07:54
Ilustrim

Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia Italiane mbrëmjen e kaluar pasi gjatë kontrollit në makinë iu gjet kanabis.

Policia rrugore në Genoa po zhvillonte kontrolle të rastësishme.

Efektivët ndaluan makinën e të riut shqiptar ku pas kontrollit gjetën lëndën narkotike, e cila ishte fshehur nga i riu (i paidentifikuar) në të brendshmet e tij.

Në total iu kap një sasi prej 130 gramësh kanabis.

Policia i sekuestroi dhe një shumë prej 1200 eurosh që dyshohet se vinte nga aktiviteti i shitjes së lëndëve narkotike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat