Telegram urimi minatorëve të Trepcës

Diaspora

Telegram urimi minatorëve të Trepcës

Nga: Qibrije Hoxha Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 11:35
LDK

Kryesia e Degës së LDK-së në Suedi me rastin e 33 vjetorit të Grevës së Minatorëve të Trepcës ju uron këtë ditë historike për Kosovën.

Greva e Minatorëve të Trepcës inicoi zhbërjen e Jugosllavisë, u shëndrrua në rezistencë gjithpopullore demokratike dhe iu hapi rrugë proceseve të reja dhe të pakthyeshme, deri në realizimin e Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës.

Të nderuar Minatorë të tokës thesar të Kosovës, jemi përherë mirënjohës për sakrificën tuaj për Lirinë që gëzojmë sot dhe brezat e ri në të ardhmen.

Ju ishit dhe mbeteni krenaria e jonë!

Me respekt

Për Kryesinë e Degës së LDK-së në Suedi

Qibrije Hoxha, kryetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat