Në 14 vjetorin e fillimit të punës së radios shqiptare “Radio Dituria” në Suedinë e largët

Diaspora

Në 14 vjetorin e fillimit të punës së radios shqiptare “Radio Dituria” në Suedinë e largët

Nga: Sokol Demaku Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 10:30
“Radio Dituria”

Historiku i Radio-Diturisë fillon, pikërisht si sot 14 vjet më parë në 27 shkurt 2008. Pikërisht kjo datë shënon dhe përurimin dhe emisionin e parë të Radio Diturisë, nga studio në qytetin Boras të Suedisë së largët në veriun e  Europës..

Radio Dituria është dëshmitare, por edhe protagoniste e shumë manifestimeve, ngjarjeve kulturore, të mërgatës shqiptare në Skandinavi por edhe më gjerë. Është redaksia e saj, e gjitha e pasionuar, nga ata njerëz guximtarë e profesionistë, të dashuruar pas radios dhe magjepsjes së saj.

Ata sot bëjnë Radio Diturinë, tempullin e kulturës, gjuhës dhe traditës shqiptare në mërgatë dhe ne i urojmë në këtë datë dhe përvjetor redaksinë e saj gazetaren Anxhela Ziso, redaktorin Bahtir Latifi, gazetaren Gladiola Busulla, Ioanna Jorgollari me programin për fëmijë dhe të ri  si dhe redaktorin Sokol Demaku, Gëzuar dhe rrugëtim të mbar në qiellin e kaltërt zërit tuaj paqedashës dhe kultivues të gjuhës dhe kulturës shqipe.

Është kënaqësi të jesh në mesin e këtyre pasionantëve të Radio Diturisë, mërgimtarë të cilët adhurojnë dhe kultivojnë gjuhën shqipe, traditën edhe kulturën shqiptare. Ata thonë se janë kudo, ku flitet shqip; zëri i tyre është në çdo vatër shqiptare në Skanidnavi por edhe në vendlindje në Kosovë e Shqipëri, në çdo pjesë të rruzllit ku flitet dhe shkruhet shqip, pa marrë parasysh kohën as vendin, se ku jetojnë shqiptarët, sepse nga viti 2010 këta janë edhe në internet dhe zëri i tyre hynë në derën e çdo shtëpie shqiptare kudo në botë. Pra, edhe ne jemi aty me zërin dhe informacionet tona për shqiptarët e për gjuhën dhe kulturën shqiptare, në përgjithësi, thonë me entuziazëm sajuesit e programeve të kësaj radioje në mërgatë e cila këtu e katërmbëdhjetë vite informon me mjaft sukses opinionin shqiptarë për të arriturat e mërgatës shqiptare në botë. Zëri ynë është në qiellin skandinavian, në Ballkan, në perëndim, në Amerikën e largët, në Australi, është aty ku duhet të jetë me informacione për shqiptarët: Shqipërinë dhe shqiptarët, Kosovën dhe kosovarët, por edhe për trojet tjera shqiptare, si dhe emigrantët tanë nëpër botë.

Redaktori Bahtir Latifi, me zërin e tij radiofonik dhe të ëmbël, i jep ngjyrën dhe tonin e duhur emisioneve të saja, ”Në valët e Radio Diturisë nga studio në Boras”. Anxhela dhe Gladiola përmes ati zëri e përvetësojnë ndjenjën e dëgjuesit dhe ai është pjesë e tyre, është me ta sikur të jetë në studio në Borasine  largëtën veriun e Europës. Përmes këtij programi, dëgjuesit marrin informata të bollshme për punën dhe veprimtarinë e bashkëkombësve, në shtetin suedez, shoqatave kulturore e sportive. Është kjo një kënaqësi për ne, që të jemi këtu dhe të paraqesim të arriturat e shqiptarëve në Suedinë e largët thonë anëtarët e redaksisë së kësaj radio këtu në qytetin Boras të Suedisë, në qytetin  tekstilit, në qytetin e  kulturës dhe traditës suedeze. Pastaj Bahtir Latifi, thotë se një program i tillë ka vlertë, ka perspektivë edhe në të ardhmen me punën e palodhshme të anëtareve të redaksisë të cilët çdo ditë sjellin risi dhe të reja nga jeta e mërgatës shqiptare për të informuar dëgjuesin anë e kënd botës më të arriturat tona.

"Është kënaqësi të jesh në mesin e miqve, të cilët adhurojnë dhe kultivojnë gjuhën shqipe, traditën edhe kulturën shqiptare, ashtu sikur edhe ata të jenë shqiptar. E ndiejmë edhe ne, thonë anëtarët e redaksisë shqipe të Radio Diturisë, se dhe ne duhet të punojmë në pasurimin dhe kultivimin e gjuhës shqipe, e cila na jep virtytet shqiptare, e kultivojmë atë dhe e pasurojmë të folmen tonë, për çdo ditë. Ne jemi kudo, ku flitet shqip. Pra, zëri ynë është në çdo vatër, aty ku flitet dhe shkruhet shqip, aty ku frymon shqip pa marrë parasysh kufijtë e vendin, se ku jetojnë shqiptarët. Ne jemi aty përherë me zërin dhe informacionet tona për Shqipërinë dhe për shqiptarët, në përgjithësi. Zëri ynë është në qiellin ballkanik, është aty ku duhet të jetë me informacione për shqiptarët, por edhe për trojet tjera shqiptare, si dhe për shqiptarët emigrantë nëpër botë. Ne jemi të lumtur, që kemi një bashkëpunim me shqiptarët, si në Shqipëri, Kosovë ashtu edhe në diasporë”. Kështu shprehen me sinqeritet punonjësit e redaksisë se radio Diturisë studio në Boras.

 Tani, në këtë kohë bashkëkohore është  edhe një mundësi tjetër komunikimi: Është faqja e Radio Diturisë në Internet, ku nga aty si e cekem edhe më herët zëri i saj i ëmbël mund të jehoi në të katër anët e rruzullit tokësor dhe të përcillet e dëgjohet nga shqiptarët në botë. Ne kemi venë në përdorim lidhjen me të cilën shqiptaret kudo që ndodhën ta përcjellin programin e Radios sonë përmes faqes së Internetit të themeluesit të radio Diturisë pra Qendrës Kulturore Shqiptare Migjeni e cila është e kapshme për të gjithë pa marre parasysh se në cilën pjese të botës gjenden ata dhe jetojnë. Aty mund të gjejnë edhe informacione tjera pra në  www.dituria.se

Me këtë program, mërgimtarët do të kenë mundësinë për një kontakt me vendlindjen, me atdheun, me të afërmit me tema të ndryshme: nga shoqëria, ekologjia, arsimi, jeta dhe familja, sporti, kultura dhe muzika.

Pra, me potencialin e vet krijues dhe me mundësitë teknike, Radio dituria ka mundësi të paraqesë një produkt mjaft më vlerë, kulturor për mërgatën shqiptare, në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare tek mërgimtarët tanë por ajo në veçanti tek fëmijët e lindur në mërgatë. Me këtë arritje, Radio Dituria do mbush misionin e saj shoqëror dhe human, me prezencën e saj gjithnjë e më të madhe në tërë botën shqiptare.

 Dëgjuam edhe këtë thënie nga këta entuziastë të fjalës së ëmbël shqipe “Jemi ne, kudo që të ndodheni ju: nga Jugu e deri në Veri, nga Lindja në Perëndim dhe nga Suedia e deri në Kosovë e Shqipëri” . Por vërejmë se kontaktet me vendlindjen duhet të jete me aktive dhe sa me te shpeshta me ne dhe për ne, këto deri me sot mungojnë sepse vetëm ne jemi ata qe tentojmë dhe punojmë nw këtë drejtim, por disi me vështirësi. Pse?

Ata thonë me kënaqësi se ju mund të na përcillni ne në Suedi në valët 92,5 Mhz, çdo të mërkurë nga ora 18:00 deri në 19;00 sepse ne jemi e vetmja radio në mërgatë e cila transmeton programin e  saj në radio valë, por si cekem edhe me parë në të katër anët e rruzullit tokësor mund të na përcillni edhe në internet përmes lidhjes sonë të internetit www.dituria.se dhe nga studio e Radio Boras http://borasnarradio.se/player/

Image
 “Radio Dituria” 
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat