Vrasja tragjike e familjes shqiptare në Greqi, krimineli nuk tha asgjë për fëmijët që mbyti, çfarë u fol në gjyq

Diaspora

Vrasja tragjike e familjes shqiptare në Greqi, krimineli nuk tha asgjë për fëmijët që mbyti, çfarë u fol në gjyq

Më: 10 mars 2022 Në ora: 16:47
Foto ilustrim

Mbi katër orë zgjati seanca gjyqësore e 60-vjeçarit i cili vrau familjen shqiptare në Andraviada në Greqi.
Aktualisht autori ndodhet në burgjet e Koridhalos, pasi është dënuar me masën e paraburgimit. Ai është proceduar penalisht për katër vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Kasapi i Andarviadës, siç e cilësojnë mediet greke nuk foli për asnjë moment para gjyqit për vrasjen makabre të dy fëmijëve të vegjël të familjes shqiptare, sikur të kishte harruar vrasjen makabër që bëri, shkruan protothema.gr.

Pavarësisht këmbënguljes së hetuesve ai nuk tha asgjë për fëmijët.
Megjithatë ai ka pranuar se ka vrarë 32-vjeçarin shqiptar dhe bashkëshorten e tij 37-vjeçare. Ai ka dhënë detaje mbi historikun e vrasjes si dhe për arsyet që e çuan në atë veprim.

Krimineli thotë se nga mbrëmja tragjike mban mend se është përleshur më çiftin shqiptar dhe se ka qëlluar me armë. Që nga ai moment ai nuk mban mend asgjë.

Përtej kësaj, 60-vjeçari thotë se nuk mban mend asgjë tjetër, as për vrasjen e fëmijëve dhe as për kufomat që u gjetën të vendosura në një rimorkio në oborrin e shtëpisë. Për shkaqet, ai pohoi se nuk ishte mosmarrëveshja për qiranë dhe skadimi i kontratës, por sjellja e çiftit shqiptar ndaj nënës së tij.

Armando, 32 vjeç dhe Maria Kloci, 37 vjeç, së bashku me dy fëmijët e tyre, 1.5 dhe 2.5 vjeç, u vranë në shtëpinë e tyre të mërkurën e kaluar në Andravidë, me autorin e rrëfyer dhe tashmë në paraburgim, për të thënë tani që nuk i kujtohet se çfarë. u bëri fëmijëve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat