Qendra kulturore shqiptare ”Migjeni” me seli në qytetin Boras të Suedisë ambasadore e shqiptareve në Skandinavi

Diaspora

Qendra kulturore shqiptare ”Migjeni” me seli në qytetin Boras të Suedisë ambasadore e shqiptareve në Skandinavi

Nga: Sokol Demaku Më: 20 mars 2022 Në ora: 17:56
Foto ilustrim

Në veriun e largët të Europës në Skandivai jetojnë dhe veprojnë numër jo i vogël i shqiptarëve nga të gjitha trojet etnike shqiptare, të ardhur nga koha në këto vise. Është interesant se numri më i madh i shqiptareve është vendosur në Mbreterinë e bashkuar të Suedisë e numër më i vogël në tri shtete tjera Skandinaven e Norvegji, Danimark e Finlandë.

Si duket ndikim në vete ka pasur dhe ka luajtur rol në këtë drejtim ka pasur qasja e shtetit nga qytetarit e kjo është në nivel më lart në Mbretërine Bashkuar të Suedisë, ku njeriu është në qender dhe ka kujdesin e shtuar për jetës nga shteti.

Në mars të vitit 2007 me iniciativën e adhuruesve të gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare u themelua shoqata kulturore shqiptare në qytetin e vogël por pitoresk të Suedisë Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” e cila i kishte dhenë për detyrë vetes që të angazhohet në bashkimin e shqiptareve, ruajtjen e gjuhës, kultures dhe traditës këtu në veriun e largët të Europës.

Image
Dokument i dërguar nga autori

 

Detyra kryesore e QKSH ”Migjeni” ishte të angazhohej në integrimin e bashkëkombasëve në jetën dhe shoqërinë e një vendi të ri, ruajtja e gjuhës, kulturës dhe tradites tek fëmijët shqiptar, që tu ndihmohej prindërve shqiptar me fëmijet e tyre në shkollë, të rinjët shqiptar të ken nje vend angazhimi dhe pjekje për të prezentua para opinionit të vendasëve kulturen dhe traditën shqiptare përmes akiviteteve kulturore, letrare dhe sportive.

Së shpejti me angazhimin e pa masë të anëtarëve të saj pas nje muja doli nga shtypi numri i parë i revistes kulturore ”Dituria” ne 250 egzmeplar organ i QKSH Migjeni përmes se ciles bëhej informimi mbi aktivitete dhe te arriturat e mërgates shqiptare ne Skandinavi. Kjo reviste shperndahej dhe shperndahet falas per shqiptaret ne mergatë si dhe në bibliotekat e qyetetve suedeze.

QKSH Migjeni pas një viti aktiviteti të vrullshëm dhe te pandalshem arriti të krijoj edhe organin e dyte me shumë vlerë për informin ”Radio dituria” një radio me program në gjuhën shqipe që mund të përcillet në radiovalet e shteti suedez 92.5 Mhz e që në vitin 2010 arriti të jetë edhe në internet dhe të jete e degjueshme në gjithë rruzullin tokësor pra gjithë atje kuflitet shqip. Ishte kjo një arritje e madhe jo vetëm për QKSH Migjeni por për të gjithë mërgatën shqiptare. Radio9 dituria ka degjues nga të katër anët e botës.

Në 2009 në iniciativën e Bibliotekes së qytetit Borås e cila ka një bashkëpunim solid me QKSH ”Migjeni” për herë të parë u organizua një prezentim i poezisë shqipe këtu në menyrë që tri vite me vonë të marrë tretmanmin dhe emrin Festivali nderkombëtar i poezisë ”Sofra poetike në Borås”, nga ku tani QKSH Migjeni merr dimensione shumë të gjrra bashkëpunimi dhe bëhet e njohur thuajse ne gjithë botën påër aktivitet dhe pune e saj kulturore. Në këtë Festival që edhe ketë vit eshte aktual i XI me radhë marrin pjese 88 poetë në 14 gjuhë botërore e dominate janë gjuha shqipe dhe ajo suedeze. Kështu ambasadorja e gjuhës shqipe zgjeroj flatratë e saja nga veriu në jug e nga lindja në perendim.

QKSH ”Migjeni” është e para që bëri prezsentimin e Etnokulturës shqipe në mërgatë, konkretisht në prill 2012 organzio Revy mode me veshje kombëtare shqiptare nga të gjith viset shqiptare mbajtur në Muzeun e textilit në qytetin ku lindi textili në Borås të Suedisë së bashku me modelisten e njohur nga Gjakova Bora Balaj dhe firmën e saj Bora faschion, e cila revy mode beri jehonë në gjith botën e jo vetëm në Skandinavi. Me rastin e vizitës së nje grupi punues adhurues të artit e kultures nga Tirana në Borås ku në mesin e tyre ishte edhe gazetari dhe publicisti i njohur (i ndjer) Murat Gecaj e tha në prezencë të një auditore të gjerë miqesh e gazetaresh suedez të cilët edhe e preznetuan në radio dhe gazetat ditore ketu se ”QKSH Migjeni” qenka një Ambasadore kulture në Suedi, e që kjo për çdo ditë, për çdo vit po vertetohet me vepra dhe pune të palodhshme të anëtarëve të kësaj shoqate kultore. Një gjë të tillë do e vërtetojmë edhe me aktivitete ndërkombëtare të saj konkretisht me bashkpunimin me qytetet shqiptare në Shqipëri dhe ato shqiptare në Maqedoninë e Veriut këtu e gjashtë vite me radhë me projektine perbashket me Tiranën e Shkupin ”Java e letërsise suedeze në Shqipëri, e Maqedoni e Veriut”.

Këto ditë më ra në dorë një botim i shkrimtarit në mërgim Prend Ndoja në SHBA me titull ”Udhës së mërgimtarit” ku në faqen 188 shkruan:

Image
Botim i shkrimtarit në mërgim Prend Ndoja

Një mirënjohje e madhe për punen e palodhshme të këtyre entuziastëve anëtar të Migjen it në Borås të Suedisë e ku për punën e tyre të palodhme mesuam se edhe Akademia e Shkencave e Suedisë në vitin e katërt të aktiviteteve te tyre ndekomkbetare në Shqipëri e Maqedoni e Veriut u kishte nga një cmim prej 20 000 kr për të arriturat e tyre në lamin e gjuhës, kulturës dhe prezentimit të tyre në arenën ndërkombetare.

Është interesante se edhe Ambasadatë e Mbretërisë së Bashkuar në Shkup dhe Tiranë janë mbeshtetëse të të gjitha aktiviteteve të kesaj Qendre në Shqiperi dhe Maqedonin e Veriut, cka i shtynë edhe me këta entuziast që të jenë edhe me prezent në të gjitha trojet shqiptare ku atje ka mundësi bashkëpunimi dhe vullnet e dëshirë.

Ju urojmë suksese edhe më të medha në ketë 15 vjetor të punës suaj të palodhshme dhe ju lumt Ambasador të Gjuhës, Kulturës dhe Traditës shqiptare në mërgatë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat