Vatra promovojë librin “Kristo Floqi, koha dhe vepra e tij letrare” shkruar nga Prof. as. Dr. Jonela Spaho

Diaspora

Vatra promovojë librin “Kristo Floqi, koha dhe vepra e tij letrare” shkruar nga Prof. as. Dr. Jonela Spaho

Nga: Beqir Sina - New York Më: 24 mars 2022 Në ora: 19:10
Pamje nga ngjarja

Bronx NY : Nje veprimtari kulturore përsëri me librin, promovimin e tij, u zhvillua në selinë e Vatrës në New York, një javë mbas promovimit të librit “Ambasador i Pushtetit të Butë” të autorit Mal Berisha.

Kësaj radhe Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra, në cilësinë e mikëpritses, është ajo që organizoi promovimin e librit “Kristo Floqi, koha dhe vepra e tij letrare” e Prof. as. dr. Jonela Spaho.

Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra në New York, dje në mbrëmje(e Mërkurë më datë 23 Mars 2022) në sallën qendrore të saj bëri promovimin e librit “Kristo Floqi, koha dhe vepra e tij letrare” të autores nga Prof. as. Dr. Jonela Spaho, Dekane, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë, Universiteti “Fan S. Noli” Korçë.

Ndërsa, studiues, vatranë, miq, media, artistë, ish-diplomatë e personalitete shqiptare në diasporë, drejtues shoqatash të komunitetit shqiptar në New York, e më gjërë nderuan me pjesëmarrjen e tyre aktivitetin në Vatër, njoftoi Televizioni Kultura Shqiptare “Albanian Culture TV”, e cila mbuloi edhe këtë veprimtari në selinë Vatrës, ashtu si një javë më parë.

Ky aktivitet kulturor u moderua nga Dr. Pashko Camaj, n/kryetar i Fderatës PanShqiptare Vatra, ndërsa përshëndeten me kumtesat e tyre Ambasador Mal Berisha, Profesor Paulin Marku, Akri Çipa një konsulent dhe ekspert i politikës së jashtme i fokusuar në çështjet e Ballkanit, dhe Dalip Greca, të cilët vunë në pikasmë mesazhet e hershme patriotike të përcjelluara ndër vite nëpërmjet veprave që lanë pas këto figurat kryesore të Vatrës, që prej themelimit të saj 110 vjeçar.

Kristo Floqit në Vatër, dhe figura e tij ju bashkohet personaliteteve të tjera vatrane që ishin edhe themeltarët e Vatrës, të cilët kan lënë vepra që kan mbetur të gjalla teksa përcillen edhe në ditë sotme në diasporën Shqiptare në Amerikë dhe më gjerë në Shqipëri, Kosovë e trojet shqiptare.

Libri i profesores së universitetit “Fan S. Noli” në Korçë, është i bazuar në studimin e autores ku “Gjithcka, e ka pikenisjen e tij tek puna studimore dhjetevjecare e mikes dhe koleges Jonela Spaho që mundësoi me studimin monografik mbi Kristo Floqin, daljen në dritë të nje vepre studimore mbi një prej figurave më të rëndësishme, e njëherësh më të anatemuara e të lëna në hije përgjatë gjysmëshekulli.”, ka shkruar kështu pas promovimit në qytetin e Korçës, muajin e kaluar një mike e saj në rrjetin social Facebook.

“Kristo Floqi, koha dhe vepra e tij letrare” paraqet jetën dhe veprën e gjërë të Kristo Floqit në Vatër, në Diell, në politikë, media, jurisprudencë, kulturë, komedi, dramaturgji, poezi por fokusohet veçanërisht te veprimtaria e Kristo Floqit si Ministër i Arsimit, deputet i Dibrës dhe i Korçës dhe Këshilltar Shteti ku Floqi ishte një nga juristët më të shquar të kohës, sepse ishte organizues i drejtësisë shqiptare në Qeverinë e Ismail Qemalit, Kryetar i Gjykatës së parë në Shqipëri, botues dhe përkthyes i literaturës juridike në shqip.”

Në promovimin e librit “Kristo Floqi, koha dhe vepra e tij letrare” e Prof. as. dr. Jonela Spaho, në New York, shkruan në llogarinë e saj Helena Lubonja Ujkaj e cila ka marrë pjesë në këtë promovim në Vatër, ka ndarë me miqt e saj në Facebook, edhe një set me fotografi nga aktiviteti i zhvilluar në selinë e Vatrës.

Lubonja - Ujkaj po ashtu ka lënë edhe një shënim në të cilin ajo shkruan :

“Fisnik në pamje, erudit në kulturën e tij, një personalitet poliedrik me botëkuptim të formuar nën ndikimin e disa kulturave, burrë i vërtetë shteti, orator dhe organizator i përkryer, ai i bënte vend vetes në të gjitha mjediset, shoqëritë dhe vendet ku ai jetoi pjesën më dinamike të jetës së tij.”

Autorja në librin e saj hedh dritë mbi një personalitet shumë dimensional, fatkeqesisht pak të njohur për publikun shqiptar.

Promovimi i librit në “Vatër” është me të vërtetë domethënës, për shkak të rolit kyç të subjektit si ideator dhe bashkëthemelues i “Vatrës”, rolit të tij si editor i “Diellit” dhe kontributit të tij të jashtëzakonshëm për komunitetin shqiptar në SH.B.A., shkruan Helena Lubonja-Ujkaj dhe e falenderon Jonelën për emocionet që ajo ka përcjell dhe e falenderon po ashtu punën e palodhur për përjetësimin e kësaj figure të shquar, që zë sot vendin e merituar midis personaliteteve të tjera të kulturës dhe historisë sonë, shkruan Lubonja - Ujkaj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat