Demostrata në stadiumin Besa të Kavajës 25 Mars 1990

Diaspora

Demostrata në stadiumin Besa të Kavajës 25 Mars 1990

Nga: Beqir Sina New York Më: 27 mars 2022 Në ora: 19:05
Ilustrim

Përmbysja e bustit të Enver Hoxhës, në 20 Shkurt 1991, që shënoi kthesën historike dhe ndarjen nga regjimi komunist, ishte produkt i shumë protestave dhe revoltave, të zhvilluara dhe stimuluara jashtë kryeqytetit. Kryengritja e Kavajës, në 25 Mars 1990, ishte sinjali i parë që lajmëroi fundin e shpejtë të diktaturës. Po çfarë ndodhi në 25 Mars të vitit 1990 në qytetin e Kavajës? Një nga protagonistët kryesorë të protestës së Kavajës, Rexhep Rrugeja, sot kryetar i “Shoqatës 25 Marsi”, rrëfen detajet e protestës dhe reagimin e udhëheqjes komuniste. Rrugeja sjell detaje për përleshjen në stadium me sigurimsat në 25 mars 1990, rrethimin e komisariatit të policisë, hedhjen e librave të Enverit në fushë, parulla kundër regjimit etj

Në këtë 32-vjetor të trishtë, kujtesa dhe respekti shkon për të gjithë ata të rinj protagonistë-pjesmarrës në protesta emrat e të cilëve as përmenden dhe në veçanti, për të arrestuarit e disa prej tyre në revoltën e 25 marsit në stadjum: Ilir Rrugeja, Rexhep Rrugeja, Safet Beçerri dhe Seladin Cara. Arrestimi i të cilëve bëri që të nesërmen qindra të rinj kavajas, për herë të parë në Shqipëri, të protestonin para godinës së policisë duke thyer xhamat me gurë e duke kërkuar lirimin me thirrjet kundër diktaturës komuniste,shkruan portali zyrtar i qytetit të Kavajës "kavajajonë".

Ndërkohë, simboli i presekutimit Simon Mirakaj në statusin e tij në Facebook, ka postuur ngjarjen : 

"Në këtë 32-vjetor të trishtë, kujtesa dhe respekti shkon për të gjithë ata të rinj protagonistë-pjesmarrës në protesta emrat e të cilëve as përmenden dhe në veçanti, për të arrestuarit e disa prej tyre në revoltën e 25 marsit në stadjum: Ilir Rrugeja, Rexhep Rrugeja, Safet Beçerri dhe Seladin Cara. Arrestimi i të cilëve bëri që të nesërmen qindra të rinj kavajas, për herë të parë në Shqipëri, të protestonin para godinës së policisë duke thyer xhamat me gurë e duke kërkuar lirimin me thirrjet kundër diktaturës komuniste.

Data e 25 Marsit 1990 ka në brendsinë e saj madhështinë e një akti heroik të një grupi të rijsh Kavajas me protagonistët kryesorë vëllezërit Rexhep e Ilir Rrugeja. Marrja pjesë në perkujtimin e kësaj dite të shënuar të sakrificës të këtyre të rijve që shpërthyen në demostratë kundra rregjimit të diktaturës komuniste ishte kënaqësi e veçantë.

Demostrata nuk lindi në mënyrë spontane, ajo lindi si rezultat i një urrejteje të akumuluar ndër vite ndaj rregjimit diktatorial komunist në Shqipëri. Kjo demostratë u organizua nga një grup të rijsh të cilët pregatitën traktet që do shpërndanin në qytet, pregatitën parullat që do hidheshin, përcaktuan vendin se ku do niste demostrata dhe përcaktuan orën kur do fillonte. Nga ky grup të rijsh me protagonistët kryesor vëllezerit Rrugeja u vendos që demostrata të niste nga stadiumi Besa i Kavajës në ndeshjen Besa - Partizani."

Mirakaj, rrëfen se si e ka përjetuar ai ngjarjen nga Kapmi i Interrnimit në Gjazë - Lushnje, kua ai the family e tij kali mei tre-dekada së bashku me qindra të preskutuar poliitik të tjerë.

Ne ishim ende në kampin e internimit Gjazë të Lushnjes kur demostrata filloi nga një i ri i quajtur Rexhep që u ngrit në këmbë me dy gishtat lart duke bërtitur Liri-Demokraci, thirrja e tij u ndoq nga të rij të tjerë që bërtisnin poshtë- komunizmi, enver- hitler, nexhmia në litar, rrefehet ai.

Duke vazhdur se demostratën e ndoqëm gjithë ankth e për fatin e këtyre të rijve që po sfidonin vdekjen me veprimet e tyre por dhe të gëzuar kur dëgjonim thirrjet Liri-Demokraci, poshte- komunizmi, enver- hitler etj,nuk ju besonim syve, na dukej sikur ishim në ëndër, sytë e atyre që po ndiqnin ndeshjen e cila përfundoi në demostratë kundra diktaturës po rridhnin lot gëzimi që si pika kristali binin mbi faqet e rreshkura të tyre nga dielli e nga mundimi i cdo dite e minuti, të gjithë i luteshin zotit për këta djem që mos të persekutoheshin edhe ata si ne. 

"Më ka ngelur në kujtesë kur njeri nga tifozët që nuk kishte shumë që kishte dalë nga burgu politik e ndigjonte thirrjet, liri-demokraci, enver- hitler, ngriti duart lart nga qielli e tha: Sikur tani të vdes, vdes i lumtur. Megjithëse regjimi komunist ishte në grahmat e fundit ,veprimet e tyre hakmarrëse ishin të frikshme. Filluan arrestimet, torturat nëpër hetuesi të këtyre të rijve. Populli i Kavajes i gjithi në këmbë: lironi djemtë tanë.Ata u liruan, por të dërrmuar nga torturat, as prangat e as torturat nuk e shuajtën flakën e Lirisë . Në betejën me policinë që kishte rrethuar qytetin bie dëshmori i pare i Lirisë e Demokracisë Josif Budo."

Simon Mirakaj një nga simbolet e gjalla të kalvarit të vujatjve nên diktaturëne. Enver Hoxhës, thotë se Kavaja ky qytet i vogël por me njerëz liridashës, me njerëz që besojnë në zot e tek liria bëri një histori të lavdishme, me demostratën e 25 Marsit 1990 është përjetsuar në memorien tonë për mos u shlyer kurrë.

"Kavaja si çdo qytet ka historinë e saj.Populli Kavajes me grupin e të rijve që sfiduan vdekjen jane faqja e ndritshme e kësaj historie.Shkëndia që u ndez në Kavajë kundra diktaturës komuniste mori flakë dhe ashtu si flaka olimpike vrapoi në të gjitha qytetet e fshatrat duke ndezur zjarrin e Lirisë ,flaka ndriçoi në Tiranë me tërheqjen zvarrë të monumentit të diktatorit e duke na dhuruar Lirinë e Demokracinë."

I përjetshëm kujtimi i dëshmorit të parë të lirisë e demokracisë Josif Budo. I përjetshëm kujtimi i atyre që humbën jetën nëpër burgje, kampe internimi e që u ekzekutaun me gjyq e pa gjyq.Ju falemindeirit z.Rexhep Rrugeja organiztor i kësaj ceremonie me rastin e 32 vjetorit të demostratës të 25 Marsit 1990 ju jeni dhe protagonisti kryesor i kesaj demostrate, shkruan sot në përkujtim të 32 Vjetorit të Demostratës së parë anti-komuniste në Qytetine, Kavajës

Ndërsa protagonisti kryesore i ngjarjes së 25 Marsit 1990, Rexhep Rrugeja, definon vertetësinë e asaj ngjarje që tronditi themelet e rregjimit të egër stalinist, që udhëhoqi Shqipërinë për gjysmë shekulli, duke lënë një shënim në llogarinë e përkujtimit të kësaj ngjarje në portalin "kavajajonë"

Rrugeja shkruan : 

"Quhem Rexhep Rrugeja personi qe ka therritur i pari Liri -demokraci, Enver -Hitler ne demonstraten e pare te zhvilluar me 25 mars 1990 ne stadiumin Besa te Kavajes.Brravo shume e qarte dhe e sakte. Keta jane personat e pare te arrestuar te demonstrates se pare te 25 marsit 1990 demonstrate e cila u zhvillua me 25 mars 1990 ne stadiumin Besa me ndeshjen Besa -Partizani.Qazim Kariqi ,Dik Ejupi me te tjere shkuan te henen per lirimin e Rexhep Rrugejes, Ilir Rrugejes, Safet Becerrit ,dhe Selaudin Cares.Respekte.Falenderoj popullin e Kavajes per mbeshtetjen e madhe qe i dha familjes Rrugeja me 29 mars ku dy vellezerit Rrugeja ishin ne gjendje te rende nga torturat cnjerezore qe moren nga kelyshet e komunizmit .Per Ilirin flitej se kishte vdekur nen tortura ndersa Rexhepit nga torturat cnjerezore i kish rene disa here te fiket dhe mbahej nen kurimin e mjekut te deges se Durresit ne nje nga dhomat e deges se Durresit.Me respekte Rexhep Rrugeja.

Per 31 vite me radhe 25 marsin e ka mbrojtur familja Rrugeja dhe e ka perkujtuar familja Rrugeja ku cdo gje e ka bere me buxhetin e saj.Politika diktatoriale e ka perbuzur 25 marsin ne vend te kesaj date ka vendosur si diten e Kavajes 26 Marsin.Familja Rrugeja per nder te kesaj date te madhe i ka vendosur emrin shoqates .Familja Rrugeja i ka dhene qytetit te Kavajes plot 15 libra ku 5 libra ia ka kushtuar ngjarjeve te vitit 1990 ne Kavaje.Cdo vit familja Rrugeja e perkujton daten e 25 marsit ne menyrat me te bukura duke vendosur kurora me lule ne stadiumin Besa dhe ne bustin e deshmorit te demokracise Shqiptare Josif Budo.Familja Rrugeja perkujton cdo vit dhe deshmoret Josif Budo dhe Indrit Caren.Dy vajzat e Rexhep Rrugejes i kane kushtuar poezi qytetit te tyre dhe deshmoreve Indrit Cares dhe Josif Budes si dhe figurave te shquara te Kavajes. Per cfar kam shkruajtur kam dokumentacion dhe vidjot.Me respekte Rexhep Rrugeja".

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat