Përjetësoi “Fan Nolin” në New York/Mark Gjonaj: Ky është një moment i madh feste

Diaspora

Përjetësoi “Fan Nolin” në New York/Mark Gjonaj: Ky është një moment i madh feste

Nga: Beqir Sina Më: 10 prill 2022 Në ora: 20:14
Mark Gjonaj

BRONX NY: Pas ngjarjes historike të emërtimit të rrugës ‘Fan Noli” në New York qëndron një emër i njohur për komunitetin Shqiptar: Mark Gjonaj, ish këshilltari në Bashkinë e New York-ut, i cili është njeriu që ndërmori këtë nismë, kur ai shërbeu në fund të mandatit të tij në Keëshillin e Bashkiseë së Qytetit të New Yorkut.

Dhe, ceremonia inauguruese e të cilës duhej të ishte bërë në fillim të muajit shkurt por sipas shtypit lokal në New York procedurat e nisura nga Gjonaj në kohën kur ishte ende në funksion si këshilltar bashkiak, u penguan nga buroracia qe perdori pasardhësja e tij, Marjorie Velazquez.

Megjithatën në një ciceërim të tij në Twitter, die Facebook, ai shkroi se dje nisma u finalizua dhe se ky është : “Një moment i madh feste dhe kujtimi për komunitetin shqiptaro-amerikan - teksa zbuluam tabelën Fan Noli Way në seksionin Morris Park të Bronksit, për nder të një lideri, shkrimtari, studiuesi, diplomati dhe themelues i Kishës Ortodokse të Shqipërisë dhe Vatrës, e Federatës Pan Shqiptare të Amerikës”, ka shkruar Gjonaj në duke treguar se ai ka mbajtur premtiminin e bërë gjatë protestës së komunitetit shqiptar muajin e kaluar

Dhe ka premtuar se nuk do të ndalet neë nismën e tij : “Ne ende nuk kemi një tabelë tani, por ne do të kemi tabelën dhe shenjën tonë, që do të jetë shenjë dallues, “Rruga Fan Noli” u shpreh gjatë protestës Mark Gjonaj dhe sot New York-u ka një rrugë që nderon kujtimin e Fan Nolit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat