Dega e LDK-së për Beneluks kremtoi 32-Vjetorin e themelimit të saj

Diaspora

Dega e LDK-së për Beneluks kremtoi 32-Vjetorin e themelimit të saj

Nga: Hilmi GASHI Më: 30 maj 2022 Në ora: 21:29
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Në eveniminentin e mbajtur më 29 Maj 2022 në Bruksel, Dega e Lidhjes Demokratike për Beneluks (LDK) me seli në Bruksel, përpos Delegatëve, Antarësisë dhe Simpatizantëve të saj, ishin të pranishëm një Delegacion i gjerë i Kryesisë Qendrore të LDK-së, i prirë nga profesor doktor Lumir Abdixhiku- Kryetar, si dhe Kryesitë e Degëve të LDK-së nga Gjermania dhe Zvicra.

Në shenjë respekti për aktivitetin dhe kontributin e dhënë në Mërgim për mëvehtësinë e Kosovës, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës për Beneluks, udhëhequr nga Kryetari Bahtir Kastrati, i nderoi me Mirënjohje disa personalitete, në mesin e të cilëve isha edhe unë.

Degës së LDK-së për Beneluks, Kryesisë së saj dhe antarësisë së gjerë, iu jam mirënjohës për respektin që kanë treguar ndaj meje dhe familjes time.

Hilmi GASHI NRW, Gjermani

                           

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat