Vatikan, shqiptari shkakton panik - plagos dy policë me veturë

Diaspora

Vatikan, shqiptari shkakton panik - plagos dy policë me veturë

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 14:57
Foto ilustrim

Një shqiptar ka shkaktuar panik në Vatikan.

Mësohet se një 39-vjeçar shqiptar me precedent penal me një autoveturë BMW nuk i ka ndaluar urdhrit të ndalimit të policisë italiane.

Pas disa minutash ndjekje nga policia ai është përplasur me një automjet policie.

Për të ndaluar forcat policore kanë qëlluar gomat e makinës të shqiptarit.

Më pas shqiptari ka hedhur nga dritarja e makinës portofolin dhe orën e dorës.

Për ta bllokuar shqiptarin është përdorur taser pistoleta paralizuese.

Ndërkohë dy agjentë policie kanë mbetur të plagosur nga përplasja e automjeteve e po ashtu dhe shqiptari/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat