Abdixhiku: Rikthim i madh i Lidhjes në Gjenevë

Diaspora

Abdixhiku: Rikthim i madh i Lidhjes në Gjenevë

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 23:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Lidhja Demokratike e Kosovës po vazhdon zgjerimin e degëve të saj në mërgatë.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes rrjetit social Facebook, ka njoftuar për tubimin më të fundit me simpatizantë të kësaj partie.

Ky tubim është mbajtur mbrëmjen e së shtunës, në Gjenevë.

Nga fotografitë e publikuara nga vetë Abdixhiku, shihet se pjesëmarrja ka qenë e madhe.

“Rikthimi i madh i Lidhjes në Mërgatë. Gjenevë, sonte, takim me bashkatdhetarë.”, ka shkruar Abdixhiku.

Përpos Abdixhikut, të pranishëm në këtë tubim me bashkatdhetarë kanë qenë edhe disa deputetë të LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat