Shqiptari sulmon me thikë ish-gruan dhe e tërheq zvarrë në rrugë

Diaspora

Shqiptari sulmon me thikë ish-gruan dhe e tërheq zvarrë në rrugë

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 20:58
Foto ilustrim

Një grua në Itali është sulmuar me thike nga ish-partneri i saj me origjinë shqiptare në rrugën La Spezia, me të cilin ka dy fëmijë. Ajo ndodhet në spital me plagë të thella në gjoks dhe kokë.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari e ka kërcënuar atë me thikë, dhe ajo për të shpëtuar është futur në autobus që ndaloi pranë tyre pasi aty ishte stacioni.

Sipas raportimeve, ai e ka goditur dhe e ka tërhequr zvarrë në rrugë, ndërsa kalimtarët janë tmerruar. Në momentin që ka ndodhur ngjarja, shoferi i urbanit ka lëshuar alarmin dhe shqiptari menjëherë është arrestuar, pa rezistencë nga ana e tij.

Gruaja nuk është në rrezik për jetën. Asaj iu dha menjëherë ndihma mjekësore në autoambulancë dhe më pas u transportua për në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat