Policia italiane ndalon 32-vjeçarin shqiptar, ajo që i gjejnë të fshehur në makinë e ‘fundos’ fare

Diaspora

Policia italiane ndalon 32-vjeçarin shqiptar, ajo që i gjejnë të fshehur në makinë e ‘fundos’ fare

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 10:12
Policia italiane

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe grabitje. 32-vjeçari u pikas nga autoritetet pasi lëvizjet e tij ishin të dyshimta ndërsa u shfaq në rrugët e qendrës së Monzas në një Toyota Yaris.

Pasi u ndalua nga ushtarakët, gjatë kontrollit u zbulua se në sediljen anësore të pasagjerit ishte vendosur një qese letre me një pistoletë gjysmë automatike Glock cal 40, dy karikatorë dhe një kuti në të cilën kishte 40 gëzhoja të të njëjtit kalibër.

Sakaq nga hetimet rezultoi se arma ishte e vjedhur në vitin 2008.

Pistoleta dhe municionet u sekuestruan ndërsa 32-vjeçari shqiptar u dërgua në burgun Via Sanquirico.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat