Miqtë dhe të afërmit, në zi pas vdekjes tragjike të 32-vjeçarit shqiptar, rrëqethin me fjalët

Diaspora

Miqtë dhe të afërmit, në zi pas vdekjes tragjike të 32-vjeçarit shqiptar, rrëqethin me fjalët

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 12:48
Olti Hysenaj

Vdekja tragjike e 32-vjeçarit shqiptar Olti Hysenaj, ka prekur shumë njerëz e sidomos ata që e njihnin nga afër. Miq dhe të afërm të tij kanë shprehur hidhërimin e tyre për vdekjen e të riut edhe më anë të shkrimeve në profilin e tij në “Facebook”. Ata shprehen se nuk mund ta besojnë se miku i tyre është larguar përgjithmonë.

“U prehsh në paqe shoku im! Jeta është fatkeqësisht e padrejtë! Akoma nuk më besohet!”, shkruan një mik i tij në një postim në “Facebook”.

“Zemra ime qan nga dhimbja, ishim fëmijë me zemër të pastër dhe me vullnetin për të ndryshuar botën për më mirë. Allahu të mëshiroftë!”

“U prehsh në paqe vëlla! Ngushëllime familjes! Nuk kam fjalë…”

“Do më mungosh shumë shoku im!”

Me këto shkrime miqtë e 32-vjeçarit kanë shprehur ngushëllimet për familjarët e tij dhe kanë treguar se do ia ndiejnë mungesën mikut të tyre. Ata e quajnë të pabesueshme dhe të padrejtë faktin që njeriu i tyre i dashur nuk do jetë më mes tyre.

Olti Hysenaj humbi jetën mbrëmjen e së martës në një aksident me makinë në Torino të Italisë. Ai ishte vetëm 32 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat